Flash

Pagat në privat u rritën me ritme 3 herë më të larta se në shtet në korrik-shtator

Lapsi.al 28 December 2022
Pagat në privat u rritën me ritme 3 herë më të larta se

Pagat në sektorin privat u rritën me ritme tre herë më të shpejta se në sektorin shtetëror gjatë tremujorit të tretë të vitit 2022. INSTAT raportoi se paga mesatare bruto në sektorin privat arriti në 57,613 lekë në tremujorin e tretë të vitit 2022, me rritje mbi 12% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Ndërsa për të njëjtën periudhë, sipas të dhënave zyrtare, paga në sektorin shtetëror u rrit 4.7%, më pak se inflacioni mesatar i periudhës.

Edhe pse pagat në sektorit privat gjatë këtij vitit janë rritur me ritme më të shpejta se në sektorin shtetëror, ato mbeten 22% më të ulëta, si rrjedhojë edhe të nëndeklarimeve më të ulëta të pagës zyrtare.

Paga mesatare në sektorin privat ishte 57,613 lekë në korrik-shtator 2022, ndërsa paga në sektorin shtetëror ishte 70,593 lekë.

Gjatë vitit 2022 ka një ngushtim të hendekut të pagave ndërmjet sektorit shtetëror dhe atij privat në rreth 22% nga rreth 31% në tremujorin e tretë të vitit 2021.

Pagat në sektorin privat janë nxitur së fundmi nga presionet tregut të punës. Emigracioni i lartë që po shteron me shpejtësi i forcën e punës dhe rënia e lindshmërisë gjatë tranzicionit po ndikon negativisht.

Përveçse se tani në treg ka më pak punonjës mosha e tyre është mbi 50 vjeç. Në anën tjetër kompanitë e sektorit të prodhimit, turizmit dhe ndërtimit janë përballë kërkesave për zgjerim.

Lufta në Ukrainë ka zhvendosur një pjesë të zinxhirëve të prodhimeve në vendet të tjera, ndërsa kërkesa e të huajve për të pushuar në Shqipëri është rritur në mënyrë konstante. Sektori i ndërtimit po zgjerohet prej numrit të lartë të lejeve sidomos në qendrën e vendit duke ushtruar edhe më shumë presion në tregun e punës për punëtore të rinj.

Përgjatë dekadës të fundit pagat reale në ekonomi kanë qëndruar në vendnumëro, teksa ekspertë të ekonomisë pohojnë se mundësitë e bizneseve për të rritur pagat ishin më të larta.

Grupet e ekspertëve dhe qeveria mendojnë se rritja e pagave në vitet në vijim do të jetë një nga mjetet e kryesore për të frenuar emigrimin dhe pa të bërë tregun e punës më atraktiv për të rinjtë.

Sektori shtetëror edhe pse zyrtarisht ka një nivel më të larta të pagave, ka filluar të vuajë mungesën e punonjësve në disa sektorë të ndjeshëm ndaj emigrimit, të tillë si shëndetësia, policia etj./MONITOR

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI