Flash

Osmani: Vuçiç po përdor skenarin që Putin aplikoi në Ukrainë

Lapsi.al 28 December 2022
Osmani: Vuçiç po përdor skenarin që Putin aplikoi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani thotë se s’ka shpresa që presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, të rreshtohet në krah të Perëndimit. Sipas saj, ai po bashkëpunon me njësi paramilitare siç është grupi rus, Wagner.

Osmani tha se Vuçiç me politikat e tij dëshiron të destabilizojë Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnje Hercegovinën. Ajo shtoi se rreziku ditëve të fundit ka qenë më i madhi që prej shpalljes së pavarësisë në vitin 2008.

“Unë nuk do të hyja më në detaje sa u përket informatave që janë të klasifikuara. Megjithatë, rreziku ditëve të fundit ka qenë shumë më i madh se çdo periudhë tjetër që e kemi parë. Të pas-pavarësisë patjetër që po.

Ka qenë rrezik nga aspekti i sigurisë. Rreziku që sot Serbia e synon destabilizimin është i madh. Prandaj veprimet tona duhet të jenë mirë të koordinuara edhe brenda Kosovës, por edhe me aleatët tanë”, - është shprehur Osmani në emisionin Rubikon në KTV.

Osmani tha se veprimet e Serbisë në 2 muajt e fundit kanë qenë identike me ato të Rusisë në vitin 2014 kur aneksoi territoret të Ukrainës.

“Nëse e analizojmë çdo veprim që Serbia e ka marrë në këta dy muajt e fundit do ta shihni se është identik me veprimet që Rusia kishte ndërmarrë në vitin 2014 kur aneksoi territore të Ukrainës. Nga dorëheqjet e serbëve lokalë, siç kishte ndodhur edhe në Ukrainë kur rusët që janë pakicë atje janë detyruar të jepnin dorëheqje”.

Është skenar identik rus. Pra, këto ditë duhet të jemi jashtëzakonisht të përgatitur në mënyrë që të mos lejojmë që këto skenarë të jenë të suksesshme. Të përgatitur përbrenda por edhe në koordinim me aleatët”, - është shprehur Osmani. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43