Flash

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Ibrahimaj: Bastet online hapen brenda 3-mujorit të parë të 2023

Lapsi.al 28 December 2022
Ibrahimaj: Bastet online hapen brenda 3-mujorit të parë të 2023

Brenda 3-mujorit të parë të vitit 2023, pritet të miratohet në Parlament ligji për bastet online, deklaroi ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, në një konferencë për situatën ekonomike në vend.

“Ne kemi punuar intensivisht gjatë muajve të fundit në ligjin për bastet sportive. Kemi qëllim lejimin e basteve sportive online. Jemi në proces të finalizimit gjatë vitit të ardhshëm do të fillojmë procedurat e miratimit ë të ligjit. Brenda 3-mujorit të parë të 2023, ky ligj pritet të miratohet në Parlament”.

Ndërsa analizoi të ardhurat për tremujorin e tretë të vitit, ministrja tha se Shqipëria ka rritjen më të lartë në rajon. Sektori i ndërtimit dhe i bujqësisë kanë pasur ndikim kryesor në rritje.

“Viti ka qenë një vit që ka shfaqur ecuri pozitive ekonomike dhe shifrat e INSTAT e tregojnë këtë. Për tremujorin e tretë shifrat e rritjes ekonomike tregojnë se rritja ekonomike ishte 4.02%. Kjo e ka çuar rritjen nëntë mujorit në 4.23%. Këto rritje janë reale të ekonomisë janë të zhveshura nga rritja e çmimeve.

Pritshmëria jonë për mbylljen e vitit 2022 vijon të mbetet në 3.7%. Ecuria e tremujorit të 4-të e mbështet këtë rritje ekonomike. Në Shqipëri është shfaqur me një rritje 4% e cila është dhe rritja më e lartë në rajon, Kosova është rritur me 2.7%, Maqedonia e Veriut me 2%, Mali i Zi me 2.8% dhe Serbia me 1%.

Norma e inflacionit për nëntorin është 7.9 % nga 8.3 në tetor duke u ulur për herë të parë në këtë vit. Ndjeshëm më i ulët se vendet e rajonit. Ndikimin kryesor në inflacion e ka ushqimet dhe pijet që ka pasur norma rritje të çmimeve më të larta se norma e përgjithshme e inflacionit”, tha ministrja./MONITOR

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43