Flash

"Gryphon"/ Varianti i ri i Covid që po vjen nga Kina

Lapsi.al 28 December 2022
"Gryphon"/ Varianti i ri i Covid që po vjen nga Kina

“Gryphon” quhet varianti i ri i Covid që shkencëtarët e kanë kataloguar si një nënvariant XBB.1.5 të virusit SarsCoV2. Sipas tyre ky variant mund të jetë përgjegjës për rritjen e fundit të shifrave në Kinë. Për shkak të lehtësimit të kufizimeve, ai është në qarkullim që prej tetorit të kaluar.

Ky variant thuhet se ka një rol të rëndësishëm në nxitjen e infektimeve dhe shtrimeve në spital. Ende mungon siguria shkencore. Dhe kjo ndodh sepse shpesh, Kina nuk i jep të dhënat e saj komunitetit ndërkombëtar. Ajo që dihet është se virusi i ri është mutacion dhe që duket se po shkakton rritjen e epidemisë. Ndaj ekspertët po e marrin seriozisht në konsideratë.

“Në Kinë po ndodh diçka shumë e rëndësishme. Numri i vdekjeve nga Covid është i pakontrollueshëm. Deri më tani është lënë të kuptohet vetëm mundësia se një ose dhe më shumë variante të reja po qarkullojnë aty” - vëren virologu Francesco Brcolo nga Universiteti i Salentos.

“Gryphon” i cili po qarkullon në Kinë që prej tetorit mendohet se është rezultat i rikombinimit të dy nënvarianteve të tjera të Omicron: BA.2.1 dhe BA.2.1. I njëjti nënvariant u përhap shpejt në të paktën 9 vende të tjera, 6 prej të cilave janë evropiane.

Ky variant është zbuluar në Itali, Francë, Belgjikë, Gjermani, Spanjë dhe Mbretërinë e Bashkuar. Ai është gjithashtu i pranishëm në Australi, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara. Në SHBA ai duket se lidhet me rritjen e fundit prej 140% të shtrimeve në Nju Jork gjatë muajit të kaluar. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI