Flash

Edward P. Joseph: Ku po gabon SHBA dhe BE me Kosovën

Lapsi.al 28 December 2022
Edward P. Joseph: Ku po gabon SHBA dhe BE me Kosovën
Njohësi i rrethanave politike dhe raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë, Edward P. Joseph ka shtruar disa pyetje dhe ka dhënë disa propozime për SHBA, BE dhe NATO si mund të adresohet krizës në veri. Joseph thotë se SHBA dhe BE kanë të drejtë të kërkojnë përmbajtje maksimale, por jo edhe t’i cilësojnë barrikadat formë paqësore protestimi. Një gabim tjetër, që sipas tij, kanë bërë SHBA dhe BE, është sugjerimi që vetëm komunitetet joshumicë kanë nevoje për garanci për gjykime të drejta. Analisti thotë se SHBA dhe BE kanë gabuar duke mos e përmendur KFOR-in në deklaratë dhe se janë edhe më gabim duke sugjeruar që Beogradi ka një të drejtë që të kërkojë kthimin e trupave serbe në Kosovë. “Duke u marrë shpesh me krizat në Kosovë, kam disa mendime mbi përpjekjet e SHBA, BE dhe NATO për të adresuar një situatë shumë të paqëndrueshme. Përfshirë këtu edhe “Deklaratën e Përbashkët” të SHBA dhe BE të lëshuar këtë mëngjes. Duke parë se Ballkani po përkeqësohet pas 24 shkurtit, kam pyetje edhe për politikëbërësit. SHBA dhe BE kanë të drejtë që apelojnë për "përmbajtje maksimale", por gabojnë rëndë duke etiketuar barrikadat një formë "proteste paqësore". Barrikadat janë një kufizim kërcënues, i paligjshëm i lëvizjes që çojnë përpara një axhendë armiqësore. SHBA dhe BE thjesht duhet të kishin thënë, “Nuk ka lista arrestimesh”. SHBA dhe BE kanë të drejtë që përmendin EULEX, por gabojnë kur sugjerojnë se vetëm “komunitetet joshumicë” kanë nevojë për “garanci për gjykim të drejtë”. Sipas serbëve të Kosovës, Beogradi është përgjegjës për frikësimin e dëshmitarëve në gjyqin për vrasjen e Oliver Ivanoviq. SHBA dhe BE gabojnë duke të mos përmendur KFOR-in dhe zyrtarët e kanë edhe më shumë gabim kur sugjerojnë se Beogradi ka “të drejtën” të kërkojë kthimin e trupave serbe në Kosovë. “Konsiderimi” i kësaj minon autoritetin e vetëm të KFOR-it në një krizë të nxitur nga Beogradi. Kjo nuk diskutohet fare. Ajo që është në pyetje është qasja e SHBA dhe BE ndaj Ballkanit. A mund të shpjegojnë politikëbërësit pse pushtimi rus në Ukrainë i ka afruar Serbinë? A besojnë zyrtarët se qëndrimi perëndimor ndaj Beogradit po funksionon? A besojnë se mund të funksionojë? Siç shpjeguam unë dhe bashkautorët e mi janarin e kaluar, për sa kohë që Serbia ruan levat e saj mbi Kosovën, nuk do të ketë zgjidhje përfundimtare Beograd -Prishtinë dhe asnjë përparim vendimtar në Mal të Zi apo Bosnje Hercegovinë. Rekomandimi ynë kryesor është përqafuar nga akademikët: “Të njihet Kosova nga të gjitha vendet europiane”. Në vend të një apeli të thjeshtuar për mosnjohësit që të ndryshojnë qëndrimin e tyre, raporti ynë shpjegon se si mund të arrihet. Ai mund të realizohet brenda disa ditësh dhe menjëherë të qetësohen tensionet në veri. Spanja dhe Sllovakia mund të kthejnë kontingjentin e vogël të trupave në KFOR duke u ribashkuar me trupat greke dhe rumune që nuk u larguan kurrë. Kjo do të dërgonte sinjal të menjëhershëm për të gjitha palët. A i ka kërkuar administrata Biden dy aleatëve të saj që të ndërmarrin këtë hap të drejtpërdrejtë pa kosto?” - shkruan Joseph në një seri mesazhesh në rrjetet sociale. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43