Flash

Detaje të reja/ Çfarë fiksuan kamerat për vrasjen e Edmond Papës

Lapsi.al 28 December 2022
Detaje të reja/ Çfarë fiksuan kamerat për vrasjen e Edmond

Kanë dalë detaje te reja nga vrasja e biznesmenit Edmond Papa në Tiranë. Emisioni “Në Shënjestër” dha detaje për atë që ndodhi ditën e tij të fundit.

Sipas itinerarit të ndërtuar nga policia, ditën e ngjarjes, Edmond Papa, udhëtoi nga Saranda drejt Fierit. Aty ku thuhet se mori nënën e tij me qëllim për ta sjellë në Tiranë për të kryer kontrolle shëndetësore. Me të mbërritur në Tiranë, ai thuhet se u kthye të qëndrojë te shtëpia e vëllait të tij në zonën e Selitës në kryeqytet.

Kjo, pasi gjatë pasdites, ai e kishte lënë me të afërmit e tij që të shkonin në spital me qëllim për të kryer kontrollet e planifikuara shëndetësore, të nënës së tyre. Kjo nuk e bë e mundur për shkak të ekzekutimit të tij, po atë pasdite.

Gjatë kohës që ai kishte porositur dhe po konsumonte kafenë, në këtë moment aty është afruar një person me fytyrë të mbuluar dhe me pistoletë në dorë, i cili ka qëlluar disa herë në drejtim të tij duke e plagosur rëndë. Si pasojë e të shtënave me armë zjarri pistoletë, Edmond Papa ka marrë disa plagë në pjesën e sipërme të trupit dhe është munduar që të largohet duke u futur në ambientet e brendshme të lokalit, derisa është rrëzuar përtokë.

Ndërsa autori është larguar me vrap nga vendi i ngjarjes. Sipas dëshmitarëve okularë, autori i vrasjes së Edmond Papës, është dalluar të jetë një djalë i ri, me trup mesatar, pak i mbushur, i cili mbante në kokë një kapuç me ngjyrë blu të errët, ndërsa në duar, ku dalloheshin dorezat e zeza, një armë zjarri tip pistoletë.

Nga krehja e mëtejshme e kamerave të sigurisë, ajo që u konstatua është se autori zgjodhi të dalë nga një derë e pasme e lokalit. Për të humbur gjurmët midis pallateve të zonës. Aty me siguri është pritur nga bashkëpunëtorët e tij. Ndërkohë që ikja e tij duket se u favorizua edhe nga muzgu i asaj fund-dite në Tiranë, që i mundësoi një largim të qetë, larg syve të njerëzve.

“Në vendin e ngjarjes ndër të tjera u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 9 copë gëzhoja, dy copa bërthamë predha, dy pjesë këmishe predhe, si edhe një tavllë duhani me ngjyrë të bardhë.

Gjatë fazës së hetimit, u administruan regjistrimet filmike të kamerave të sigurisë të disa subjekteve private përgjatë itinerarit nga ku mendohet se ka lëvizur autori për të shkuar dhe për tu larguar nga vendi i ngjarjes. Po kështu u sekuestrua edhe serveri i kamerave të sigurisë që monitoron ambientet e jashtme të banesës së vëllait të viktimës.

Nga këqyrja paraprake e kamerave të sigurisë rezulton se rreth orës 16:17, një person i seksit mashkull afrohet në këmbë në trotuarin përpara lokal ‘Green Garden Bar’ ku përballë tij në anën tjetër të rrugës gjendet banesa e vëllai të viktimës.

Ky person (autori) qëndron në këmbë me dorën e djathtë të mbledhur në lartësinë e gjoksit për rreth 4-5 minuta dhe më pas futet në ambientet e brendshme të lokalit dhe vetëm pas pak çastesh shikohet që del prej aty dhe largohet me vrap në drejtim të pallateve të INSIG” – thuhet në dosjen e prokurorisë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43