Flash

Alarm për bømbë në Aeroportin e Prishtinës/ Policia: I rremë

Lapsi.al 28 December 2022
Alarm për bømbë në Aeroportin e Prishtinës/ Policia:

Aeroporti i Prishtinës sot në orët e mëngjesit ka marrë një kërcënim me bømbë, i cili më pas rezultoi i rremë.

Zëdhënësja e Aeroportit, Valentina Gara ka bërë të ditur se udhëtarët dhe personeli janë evakuuar dhe janë të sigurt.

“Konfirmojmë se kemi pranuar një kërcenim me bombë. Udhëtarët dhe personeli janë evakuuar dhe janë të sigurt. Ekipet e involvuara në planin emergjent janë duke kryer detyrat e tyre”, shkruan Gara në Facebook.

Ndërkaq, Policia e Kosovës ka njoftuar se kërcënimi për bombë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ishte alarm i rrejshëm “me qëllime të caktuara”. Sipas Policisë, në objekt janë kryer kontrolle dhe se s’është gjetur asgjë.

Të këshilluara

Ndryshime në qeveri

Endrit Molla është emëruar zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave. Endrit Moll...

18:52

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI