Flash

Vuçiç: Ka “këmbëngulje histerike” për heqjen e barrikadave

Lapsi.al 27 December 2022
Vuçiç: Ka “këmbëngulje histerike” për

Ndonëse bllokimi i rrugëve në Veri të Kosovës ka hyrë në javën e tretë të tij, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, në një konferencë për media ka deklaruar se Beogradi zyrtar është vazhdimisht në bisedë me bashkësinë ndërkombëtare rreth kësaj çështjeje.

Megjithatë sipas tij bisedimet janë të vështira, dinamike dhe serioze.

“Jemi në bisedime me Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar. Ne kemi të përfshirë të gjithë njerëzit tanë, burimet e mundshme dhe po bëjmë çmos për të ruajtur paqen duke arritur një lloj kompromisi”, ka deklaruar Vuçiç.

Për Vuçiç, Prishtina zyrtare në mënyrë histerike po kërkon heqjen e barrikadave, duke pretenduar kështu se zyrtarët e Qeverisë së Kosovës me një pjesë të bashkësisë ndërkombëtare “po kënaqen me dëbimin e serbëve”.

“Serbët nuk kanë shkuar në barrikada sepse u ka shkuar në mendje dhe gjëja më qesharake është kur Sveçla thotë se do të sulmonin integritetin territorial”. 

Lexo më tej: Veriu/ Kosova në prag lufte. Rusia: “konfikti i madh nuk është larg” 

Të këshilluara

Një aksident ka ndodhur në kryqezimin e Blinishtit në superstradën Lezhë – Shkodër. Si rrjedhojë ka mbetur i plagosur një një këmbësor. Ai është përplasur nga n...

11:02

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI