Flash

Vrau të dashurin, adoleshentja nga Tetova pritet me protestë në gjykatë

Lapsi.al 27 December 2022
Vrau të dashurin, adoleshentja nga Tetova pritet me protestë në

Me lot në sy dhe brohoritje për drejtësi sot para dyerve të gjykatës protestuan shokët dhe shoqet e klasës së 16 vjeçarit të vrarë në afërsi të Banjave të Tetovës nga 17 vjeçarja nga Novosella e Zhelinës.

“Kërkojmë drejtësi për shokun tonë. E kemi pasur më shumë se shokë ka qenë djalë shumë i mirë. Na ka djegur shpirtin. Duam që e drejta të zbardhet sepse nuk është e drejtë të heshtim të gjithë dhe kjo të mbetet pa u dënuar”.

“Drejtësi për vëllain tonë Beharin. Kjo nuk na tronditi vetëm neve, por heshtja është bashkëpunim në vrasje sepse jo çdo gjë mund të falet, sidomos vrasja, vrasja s`ka arsyetim, vrasësi ka një emër”.

“Një vrasje si kjo meriton një dënim të rëndë”. E dyshuara për vrasjen, 17 vjeçarja sot u dërgua para gjykatësit të procedurës paraprake. Sipas avokatit mbrojtës ajo ka mohuar kryerjen e veprës.

“E mitura mohoi çfarëdolloj implikimi apo veprimi qe ka shkaktuar pasoja vdekjeprurëse ndaj të miturit. Nga deklarata e saj mund të konstatohet një zhvendosje e pistës se hetimit në më se paku dy persona të tjerë deri më tani të pa identifikuar. Besojmë se Prokuroria pas një ekzaminimi të plotë të vendit të ngjarjes dhe sigurimit të provave do të zbardhet rasti dhe kryerësit e vërtet të veprës penale do të vihen para drejtësisë”, theksoi avokati mbrojtës.

Ndërkohë Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë ka njoftuar se po mblidhen video materialet nga kamerat e sigurisë, për të parë lëvizjen e të dyshuarës dhe për të hetuar nëse ka dhe persona të tjerë të përfshirë në vrasjen makabre. /Alsat.mk

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI