Flash

Tensionet në veri të Kosovës/ Meta gjen faj edhe tek Rama

Lapsi.al 27 December 2022
Tensionet në veri të Kosovës/ Meta gjen faj edhe tek Rama

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka folur ditën e sotme për tensionet në veri të Kosovës, duke theksuar se përgjegjësia kryesore është e Beogradit.

“Kërcënimi i vetëm për qytetarët e veriut të Kosovës janë këto banda që ushtrojnë atje një aktivitete të caktuar. Përgjegjësia është e Beogradit që u mban gjallë dhe i aktivizon sa herë kërkon të krijojë situata artificiale”, deklaroi Meta në RTSH.

Ai u shpreh se përgjegjës për politikën provokuese të Serbisë është edhe kryeministri i vendit tonë Edi Rama, cili ka mbështetur iniciativat e Beogradit duke i dhënë atij dominim në rajon. Ai shtoi se paqartësitë e Tiranës zyrtare nuk i kanë shërbyer forcimit të pozitës së Kosovës, por e kanë vendosur atë në trysni të panevojshme për t’u bërë pjesë e nismës 'Ballkani i Hapur'.

"Nëse Beogradi ka vazhduar një politikë të vazhdueshme provokimi, përgjegjësi ka edhe kryeministri i Shqipërisë që ka qenë shoqërues i Vuçiç në iniciativat për t’i dhënë dominim Serbisë në rajon.

Shpesh paqartësitë e Tiranës zyrtare për disa çështje mendoj se nuk i kanë shërbyer as vetë forcimit të pozitës së Kosovës duke vendosur atë në trysni të panevojshme për ta përfshirë në Ballkanin e Hapur. Apo edhe raste të tjera për të ndihmuar Serbinë që të duket si vend konstruktiv dhe për të bërë që Kosova të duket sikur është kundër bisedimeve. Serbia i shfrytëzoi këto vite për të marrë sa më shumë lekë nga BE dhe për t’u larguar nga politika e BE”, tha ai.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI