Flash

Plagøsje e trefishtë në dasëm, shkak borxhi 500 euro

Lapsi.al 27 December 2022
Plagøsje e trefishtë në dasëm, shkak borxhi 500 euro

Mbrëmjen e së dielës Policia e Tiranës bëri me dije se në Bathore kishte ndodhur një sherr masiv mes kushërinjve. Nga ajo që u mësua pak çaste pas ngjarjes, u bë me dije se tre persona kishin përfunduar në spital, ndërkohë që autori i ngjarjes ishte shoqëruar në Komisariatin e Kamzës për të dhënë sqarimet e duhura në lidhje me atë rast të paprecedentë.

Policia në njoftimin e saj saktësoi se mes të plagosurve ishte edhe një fëmijë, ndërkohë që sherri kishte ndodhur në një dasmë, ku palët ishin bashkë në të njëjtin ambient. Autori sipas të dhënave të Policisë është mbajtur në pranga deri ditën e sotme kur do të dalë edhe para Gjykatës për t’u njohur me masën e sigurimit personal, ndërkohë që të plagosurit kanë marrë plagë jo serioze dhe ndodhen në ambientet e Spitalit të Traumës në gjendje stabiliteti shëndetësor. Policia bëri me dije se plagosja ka ndodhur me mjet prerës, thikë, ndërsa ditën e djeshme është dokumentuar edhe dëshmia e autorit të ngjarjes.

HETIMET

Një ditë pas konfliktit me thika ndërmjet kushërinjve që ndodhi në Bathore, është zbardhur edhe dëshmia e personave të përfshirë në këtë sherr, ku mbetën të plagosur 4 persona. Gjithçka mësohet se ka nisur për një borxhi që i plagosuri i kanë pasur autorit të ngjarjes Fatjon Luca. Ky i fundit i ka thënë hetuesve se 500 eurot që ia kishte dhënë Hafuz Trocit nuk i kishte marrë pas.

Sipas tij, ia kishte kërkuar disa herë por borxhliu nuk ia ka dhënë paratë. Konflikti i së dielës mbrëma ka nisur pasi autori dhe personat e tjerë kanë qenë në një dasmë. Në përfundim të ceremonisë Luca është afruar dhe në mënyrë direkte e ka qëlluar në gjoks Hafuz Trocin. Pas incidentit, janë përfshirë edhe persona të tjerë familjarë të Trocit dhe Lucës, të cilët kanë nisur të qëllojnë njëri-tjetrin me grushte, çfarë ka sjellë dëmtimin e tyre.

Pas mbledhjes së provave në vendin e ngjarjes, policia ka arrestuar autorin Fatjon Luca, ndërsa po hetohen në gjendje të lirë të gjithë personat e tjerë të përfshirë. Do të merret edhe dëshmia e të gjithë personave të përfshirë në sherr. Po ashtu, do të dokumentohen pamjet filmike të ngjarjes, deri edhe dëshmitë e familjeve të dy protagonistëve. Prokuroria mësohet se do të pyes edhe familjarët e dy palëve për tu njohur me të vërtetën e konfliktit që për pak degjeneroi në një tragjedi të përmasave të mëdha.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI