Flash

Eksperti: Pse kontrolli në banesën e Martinajt është i vonuar

Lapsi.al 27 December 2022
Eksperti: Pse kontrolli në banesën e Martinajt është i

Eksperti i Sigurisë, Fatjon Softa foli për zhdukjen e Ervis Martinajt dhe kontrollet e kryera në banesën e tij dhe të xhaxhallarëve të tij.

Ai u shpreh se kontrolli në banesën e Martinajt është i vonuar.

“Kontrolli i policisë së Shtetit në banesën e Martianjt është i vonuar. Duhet të ishte bërë që në momentin që është shpallur në kërkim. Sepse mund të ishin gjetur edhe prova që mund të ndihmonin në hetim,. Kjo ka ndodhur edhe në raste të tjera. Por ky nuk është aksion i bërë vetëm në banesën e tij, por edhe në Vlorë. kanë qenë në kërkim të disa bazave të mundshme të qëndrimit të tij. Ishte aksion me shumë forca dhe tregon se Policia e Shtetit e ka potencialin e saj”, tha eksperti në një intervistë për News24.

Gjithashtu Softa theksoi se në banesat e personave që janë me precedentë ka rezultuar se kanë arsenal armësh, ndonjëherë edhe shumë të sofistikuara.

Më tej theksoi se nëse rezulton se policia është e implikuar atëherë kjo do të shkaktonte një furtunë.

Të këshilluara

Një aksident ka ndodhur në kryqezimin e Blinishtit në superstradën Lezhë – Shkodër. Si rrjedhojë ka mbetur i plagosur një një këmbësor. Ai është përplasur nga n...

11:02

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI