Flash

Cindy Marina shfaqet për herë të parë në skenë me Genar Topallin

Lapsi.al 27 December 2022
Cindy Marina shfaqet për herë të parë në skenë me

Cindy Marina është shfaqur për herë të parë në skenë me partnerin e saj, Genar Topallin.

Në finalen e spektaklit Dance Albania, Cindy dhe Genari kanë kërcyer nën ritmet e këngës së tyre të preferuar, “Thinking Out Loud”.

Aty çifti i tha njëri-tjetrit publikusht “Të Dua”.

Biseda në studio:

Cindy: Genarin e kam njohur rastësish dhe ai më ka vjedhur zemrën me thjeshtësinë e tij, karakterin. E vlerësoj shumë dhe mbi të gjitha vlerësoj faktin që më ka mbështetur në çdo rrugëtim që unë kam marrë. Dhe këtu në Dance Albania ai ka qenë i pari që më ka thënë pse jo provoje veten.

Ermal Mamaqi: Kur e keni ndarë datën?

Cindy: Gjithmonë e ke një pyetje para kohe. Por do kesh një ftesë.

Ermal Mamaqi: A mund ta marr dhe djalin?

Cindy: Patjetër. Djali është i ftuar para teje, mbrapa vjen Ami, vajza dhe mbrapa Ermali.

Alketa Vejsiu: Shpresojmë që ju do përfundoni në një martesë të lumtur. Si do shkojë kjo punë? Si janë projeksionet? Do qëndrosh ti në Shqipëri këtu se Shqipëria të do ty Cindy, apo do na e marrësh Genarin në LA?

Cindy: Dhe unë e dua Shqipërinë, por patjetër që unë jam rritur dhe kam lindur në Amerikë. Gjysmën e zemrës e kam andej, se unë e kam edhe familjen andej, edhe i përshëndes, po na ndjekin të gjithë sonte, por për momentin unë jam në Shqipëri ku e shikoj shumë punën që po bëj si prezantuese sportive të Serisë A. Shqipëria është një vend që e dua shumë, kështu që nuk e di. E ardhmja është një pikëpyetje por gjithmonë ka gjëra të bukura.

Genar Topalli: Faleminderit për ftesën, unë kam ardhur për të mbështetur Cindyn, nuk e kisha menduar që do të vija, por kam ardhur për ta mbështetur pasi sfidë pas sfide është përmirësuar dhe ka treguar seriozitet dhe besoj që meriton fitoren sonte.

Alketa Vejsiu: I ke bërë ndonjë vërejtje konstruktive?

Genar Topalli: Vërejtje konstruktive disa, por besoj Dioni ka qenë ai që i ka bërë në mënyrë teknike më të mira, kështu që nuk i kam ndërhyrë.

Alketa Vejsiu: Ndonjë vërejtje për Dionin keni?

Genar Topalli: Jo asnjë, ndoshta më vonë me mua do tí ketë punët… (qesh)

Cindy: Faleminderit që erdhe dhe mbi të gjitha që kërceve me mua.

Alketa Vejsiu: A mund tí thuash ndonjë fjalë dashurie Genarit?

Cindy: Thjesht të dua.

Genar Topalli: Edhe unë.

Të këshilluara

Shitet në ankand ora në "The Wizard of Oz"

Një orë me rërë e përdorur në The Wizard of Oz është shitur për gati gjysmë milioni dollarë në ankand. Ora shfaqet në Muzeun Farnsworth, në Rockland, Maine. ...

14:34

Nisin debatet e para në Big Brother Vip

“Big Brother Vip Albania 2” i ka nxehur motorrët. Banorët pjesëmarrës kanë filluar të krijojnë grupet dhe lojën e tyre, e për pasojë kjo ka sjellë edhe sherret ...

11:34

Kiara Tito: Përse u riktheva në Shqipëri

Kiara Tito po merr një vëmendje të madhe së fundmi, që pas hyrjes së saj në shtëpinë e BBV Albania. Ajo ka rrëfyer edhe një moment mjaft të vështirë nga jeta e ...

15:56

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI