Flash

Çfarë thotë Getinjo për Mozzik dhe Loredanën

Lapsi.al 27 December 2022
Çfarë thotë Getinjo për Mozzik dhe Loredanën

Bashkë apo të ndarë, kurioziteti për Mozzik dhe Loredanën do jetë gjithnjë i madh. Pak ditë pasi dyshja u shfaqën bashkë në ditëlindjen e vajzës së tyre, Hana, ka qenë vëllai i Mozzik, Getinjo, ai që ka folur për çiftin në "Big Brother VIP Kosova".

Ai nuk ka treguar se ku qëndron çifti sot por është kthyer pas në kohë, kur ata nisën të beheshin pjesë e tregut gjerman. Getinjo shprehet se ishte Mozzik ai që bashkëpunoi i pari me disa artistë të huaj e më pas bëri të njohur edhe Loredanën, të cilës i referohet ende si "gruaja" e Mozzik.

"U martua, bëri fëmijë dhe arriti në një vend ku ka shumë konkurrencë. Hyrën si çift. Një herë hyri vetë, bashkëpunoi me disa këngëtarë gjermanë, më pas mori edhe gruan. Dhe ja ku janë sot!"- u tregon ai banorëve të tjerë.

Mozzik dhe Loredana u ndanë verën e 2021, pak muaj pasi u ribashkuan. Reperja ka deklaruar se ata nuk mund të jenë bashkë edhe pse duhen shumë.

Të këshilluara

Shitet në ankand ora në "The Wizard of Oz"

Një orë me rërë e përdorur në The Wizard of Oz është shitur për gati gjysmë milioni dollarë në ankand. Ora shfaqet në Muzeun Farnsworth, në Rockland, Maine. ...

14:34

Nisin debatet e para në Big Brother Vip

“Big Brother Vip Albania 2” i ka nxehur motorrët. Banorët pjesëmarrës kanë filluar të krijojnë grupet dhe lojën e tyre, e për pasojë kjo ka sjellë edhe sherret ...

11:34

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI