Flash

Bota është në një ‘polikrizë’ dhe këto shtete duan t’i japin fund kësaj

Lapsi.al 27 December 2022
Bota është në një ‘polikrizë’ dhe këto

Për një numër të vogël vendesh, i cili në fakt është duke u rritur, matësi standard i shëndetit ekonomik të botës nuk është më i përshtatshëm për këtë qëllim. Si shtete që drejtohen kryesisht nga gratë, Finlanda, Islanda, Skocia, Uellsi dhe Zelanda e Re janë vende anëtare të partneritetit të Qeverive të Ekonomisë së Mirëqenies. Ky koalicion, i cili pritet të zgjerohet në muajt në vazhdim, synon të transformojë ekonomitë në mbarë botën duke ofruar mirëqenie të përbashkët për njerëzit dhe planetin deri në vitin 2040.

Kjo do të thotë që duhet braktisur ideja se ndryshimi në përqindje i produktit të brendshëm bruto është një tregues i mirë i progresit dhe, në vend të kësaj, të riformulohen politikat ekonomike për të ofruar cilësi të mirë të jetesës për të gjithë njerëzit, duke u kujdesur njëkohësisht edhe për mjedisin.

“Nevoja për një model të ri ekonomik nuk ka qenë kurrë më e qartë”, tha për CNBC ministrja e parë e Skocisë, Nicola Sturgeon. “Kjo është arsyeja pse ne shohim një interes kaq të shtuar për qasjen e ekonomisë së mirëqenies, si këtu në Skoci ashtu edhe në mbarë botën.”

Duke inkurajuar politikëbërësit e tjerë që të konsiderojnë një qasje ekonomike të fokusuar te mirëqenia, Sturgeon tha se krizat e shumta globale, të tilla si emergjenca klimatike, humbja e biodiversitetit dhe kriza e kostos së jetesës, “ngrenë pyetje themelore lidhur me atë që ne vlerësojmë dhe atë për të cilën ekzistojnë ekonomitë tona.”

“Krijimi i ekonomisë së mirëqenies është një sfidë e madhe për çdo vend, në çdo kohë, dhe krizat aktuale me të cilat po përballemi e bëjnë akoma më të vështirë këtë gjë. Por, ato gjithashtu nënvizojnë arsyet pse ne duhet ta trajtojmë këtë transformim si një çështje urgjente,” tha Sturgeon. “Ne kemi arritur progres gjatë pesë viteve të fundit, por kemi ende shumë punë për të bërë.”

Vetëm në muajt e fundit, Zelanda e Re publikoi raportin e saj të parë kombëtar të mirëqenies; Bashkimi Europian pranoi nevojën për të kaluar te një ekonomi e mirëqenies; dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë filloi një iniciativë e cila kërkon që mirëqenia të jetë në qendër të rimëkëmbjes ekonomike.

Australia, Kanadaja dhe Kosta Rika janë disa nga vendet që kanë punuar ngushtë me partneritetin e Qeverive të Ekonomisë së Mirëqenies në muajt e fundit. Mbrojtësit e kësaj nisme besojnë se është vetëm çështje kohe përpara se më shumë vende të përqafojnë këtë lëvizje të mirëqenies. Një shoqëri e zhvilluar është ajo që i reziston kërkesave për rritje të vazhdueshme ekonomike./MONITOR

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Me sytë katër

PAPARAZZI