Flash

Viti i ardhëm pritet të jetë më i nxehtë se 2022

Lapsi.al 26 December 2022
Viti i ardhëm pritet të jetë më i nxehtë se 2022

Viti i ardhshëm parashikohet të jetë një nga vitet më të nxehta të regjistruara. Madje pritet t’ia kalojë dhe vitit 2022.

Shkencëtarët e Met Office janë shprehur se viti 2023 do të jetë i nxehtë. Sipas shkencëtarëve britanikë, viti do të pësojë rritje temperature më 1 gradë Celsius.

Deri më tani, viti më i nxehtë i regjistruar është 2016. Por, mendohet se 2023-shi mund t’ia kalojë në lidhje me temperaturat maksimale.

Met Office parashikon se temperaturat mesatare globale në vitin 2023 do të jenë rreth 1.2 Celsius.

Vitin e kaluar, ekspertët parashikuan se temperatura globale e vitit 2022 do të ishte midis 0.97 Celsius dhe 1.21C mbi nivelet para-industriale, me një vlerësim qendror prej 1.09 Celsius. Të dhënat për vitin deri në tetor sugjerojnë se temperatura është rreth 1.16 Celsius mbi epokën para-industriale.

Në samitin e klimës COP27, të mbajtur në Sharm el-Sheikh, Egjipt, në nëntor, vendet anëtare ranë dakord për një fond historik të dedikuar për të ndihmuar vendet e cenueshme të goditura nga fatkeqësitë klimatike..

Profesor Adam Scaife, kreu i parashikimeve me rreze të gjatë të Met Office, tha se ndërsa viti 2023 mund të mos thyejë rekordin e vitit 2016, ka të ngjarë të ketë temperatura të tjera të larta.

Të këshilluara

Covid-19 ende aktiv në vend (Harta)

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anti Covid-19 dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar ...

18:28

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI