Flash

Shtetet e Europës me restorantet e hotelet më të shtrenjta, ku renditet Shqipëria

Lapsi.al 26 December 2022
Shtetet e Europës me restorantet e hotelet më të shtrenjta, ku

Janë ditët e fundit të vitit. Shumë persona planifikojnë ta kalojnë fundin e vitit në shtëpi, apo në lokal brenda vendit, të tjerë nuk ngurrojnë të udhëtojnë. Europa ka shumë alternativa, disa të lira, mesatare apo dhe shumë të shtrenjta.

Eurostat ka publikuar indeksin e çmimeve të restoranteve dhe hoteleve, të matura sipas fuqisë blerëse, ku si bazë krahasimi merret mesatarja e Bashkimit Europian (BE=100).

Shteti më i shtrenjtë në Europë është Zvicra, ku hotelet dhe restorantet kushtojnë sa 168% e mesatares europiane.

Shpenzimet nominale për banor për hotele e restorante në vitin 2021, sipas Eurostat, në Bashkimin Europian ishin 1067 euro, ndërsa në Zvicër i kalojnë 2,200 euro.

Në nivele të ngjashme me Zvicrën janë dhe shtetet nordike dhe Islanda, ku duhet të paguani 32-66% më shumë sesa mesatarja e Bashkimit Europian.

Më shumë sesa mesatarja duhet të paguani edhe në Belgjikë (123%), Francë (121%), apo Austri ( 116%).

Në Itali, Angli, apo në Gjermani, çmimet e hoteleve e restoranteve luhaten rreth mesatares së Bashkimit Europian.

Në Qipro dhe Maltë treguesi zbret në rreth 90% të mesatares europiane dhe në Greqi dhe Kroaci, luhatet në rreth 81-84%.

Portugalia është një nga vendet më të lira të Bashkimit Europian për të qëndruar në hotel dhe për të shkuar në restorante, me rreth 73% të mesatares europiane. Për disa vite me radhë kryeqyteti i Portugalisë, Lisbona, u rendit si një nga destinacionet kryesore të Europës.

Rajoni nuk kushton

Vendet e rajonit në përgjithësi janë ndër më të lirat në Europë, ku akomodimi dhe ushqimi kushton mesatarisht sa gjysma apo më pak e mesatares europiane.

Më të shtrenjtat në rajon janë Mali i Zi, me rreth 57% të mesatares Europian dhe Serbia dhe Bosnja me 55%.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë jo vetëm më të lirat në rajon, por edhe ndër më të lirat në Europë, me 46.2% të mesatares europiane.

Sipas Eurostat, Të dhënat e Eurostat tregojnë se Shpenzimet nominale për banor për hotele e restorante në vitin 2021 në Shqipëri ishin 185 euro.

Vitet e fundit vendi ynë është bërë një destinacion tërheqës për turistët nga e gjithë bota, që vijnë të shijojnë jo vetëm bukuritë natyrore, por edhe çmimet ende më të lira se në shumë shtete të tjera të Europës.

Për 11 mujorin, sipas INSTAT, vendin e vizituan një numër rekord prej 7.1 milionë të huajsh, duke tejkaluar me 17% edhe nivelin e para pandemisë.

Shifrat për Kosovën mungojnë, por renditje të tjera tregojnë se niveli i çmimeve është pak më i lirë sesa Shqipëria.

Më e lira në Europë është Turqia

Turqia është destinacioni i shumë shqiptarëve si gjatë verës ashtu dhe në periudha festash. Dhe jo më kot. Akomodimi dhe ushqimi në Turqi është më i liri në Europë, me vetëm 42% të mesatares europiane./ Monitor

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI