Flash

Shqipëria me përqindjen me të ulët të punës në distancë pas Covid-19

Lapsi.al 26 December 2022
Shqipëria me përqindjen me të ulët të punës

Puna në distancë ose me kombinim zyrë-shtëpi fillimisht u pa si një zgjidhje për të vijuar aktivitetin në periudhën e pandemisë Covid -19 gjatë masave të ashpra kufizuese, por edhe pas heqjes së tyre është bërë një model që po ndiqet nga shumë kompani dhe po preferohet nga një kategori e madhe punonjësish. Një anketë e Eurofound gjeti se, ende një përqindje e lartë e punonjësve në BE edhe pas heqjes së masave kufizuese vijojnë punën online, por Shqipëria kishte përqindjen me të ulët të këtij modeli punësimi pas kalimit të pandemisë.

Në pranverën 2022 kur u zhvillua anketa rreth 3 për qind e punonjësve në Shqipëri raportuan se vijuan punën në distancë dhe rreth 5 për qind e punonjësve bëjnë pune të kombinuar zyrë -shtëpi. Rreth 92 e punonjësve në pranverën 2022 po punonin nga zyra.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kishin përqindjen më të lartë të punonjësve që punuan nga zyrat. Në të kundërt vendet e BE ende kanë një përqindje të lartë të punonjësve që edhe pas heqjes së masave kufizuese punojnë nga shtëpia ose të alternuar.

Në Irlandë, 22 për qind e punonjësve punonin nga shtëpia në pranverë 2022dhe gati 25 për qind e me kombinim zyrë -shtëpi. Me tej Belgjika, Austria, Holanda, Gjermania dhe përgjithësisht vendet e BR vijojnë të kenë rreth 30 për qind të punonjësve që ushtrojnë punë në distance, ndërsa në vendet fqinjë me BE kjo përqindje është më e ulët rreth 12.

Modeli i ri po gjen gjithnjë e më shumë përhapje, duke sjellë mundësi dhe sfida të cilat ndikojnë në jetën e të gjithë punëtorëve.

Në Shqipëri puna në distancë nuk gjen përhapje për shkak të modelit ekonomik, i cili mbështet në krah pune dhe jo në aftësi.

Anketa tregoi për përhapje të frikës për situatën financiare dhe vendin e punës. Pandemia la një pamje të zymtë në të gjithë Evropën, e cila u përhap edhe më shumë me luftën në Ukrainë.

Shëndeti dhe mirëqenia mendore janë një shqetësim i madh në të gjitha vendet, ku shumë punonjës të anketuar raportuan rrezik të lartë të depresionit.

Rezultatet treguan se 75% e punonjësve në moshën18 deri 44 vjeç janë në rrezik të depresionit në vendet fqinje të BE-së, ku bën pjesë edhe Shqipëria.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI