Flash

Shembja e Teatrit/ Bujar Asqeriu: Kam 4 vjet pa një rol, të tjerët u shitën për lekë, hyrje, pallate!

Lapsi.al 26 December 2022
Shembja e Teatrit/ Bujar Asqeriu: Kam 4 vjet pa një rol, të

Aktori i mirënjohur shqiptar, Bujar Asqeriu, në një kamera të fshehtë që i është bërë nga emisioni “Piranja”, ka rrëfyer pasojat që i erdhën pas qëndrimit kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

Ai thotë se pasi doli kundër, për katër vite nuk iu dha asnjë rol. Po ashtu, ai rrëfen se për shkak të deklaratave që ka bërë kundër qeverisë, i është kërcënuar edhe djali që ka mjek në Gjermani, duke i kërkuar që të kthehet në Shqipëri.

“Kam dalë në pension miku im, kam 4 vite i kam shkëputur marrëdhëniet me Teatrin e Turbinës. Pasi dola unë në mbrojtje të Teatrit kjo qeveri e gjithë atë drejtor qelbësirë që është atje nuk më ofruan më punë këta, më quajtën armik. Më lanë në tako ata, unë nuk rri në tako se lajm lojtar që i bie topit e bëj gol nga mesi i fushës, dhe nuk e rruaj fare për atë m*t teatër atje.

Unë kam 700 mijë lekë pension, se rruaj k****… ata nuk marrin dot rrogën aq sa marr unë pensionin. Të gjithë shitën b***** pastaj, kush me lekë, kush me një hyrje, kush me pallat… të tërë e shitën b****… unë kam karakter u thash.

Ashtu s’të fal unë, s’e rruaj k**** fare, edhe kryeministri dh*** gjak nga mua, sepse unë kam guximin të them të vërtetën.

Ke vilë 10 mln euro, Bujar Asqeriu jeton në një dhomë e kuzhinë akoma, në kat të gjashtë, pa ashensor… çfarë? Mos ta them unë këtë realitet? Shtet shk***… Këta donin të fusnin edhe djalin tim në burg. Kam një djalë kirurg, që punonte te Ushtaraku. Punoi 6-7 vjet atje dhe iku në Gjermani. Me leje me të gjitha. Këta i thoshin kthehu nga Gjermania, ma stresuan djalin, deri sa më tha: "O baba, të lutem mos fol më. Më kërcënuan me fëmijën, prandaj mu neveritën këta mua”, shprehet ai.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI