Flash

SHBA përfshihet nga moti më i keq në 60 vite, 46 viktima deri më tani

Lapsi.al 26 December 2022
SHBA përfshihet nga moti më i keq në 60 vite, 46 viktima deri

Numri i të vdekurve në SHBA ka shkuar në 46, duke rritur frikën e autoriteteve  nga moti i keq që ka përfshirë shumicën e shteteve amerikane. Edhe pse vala më e madhe duket se ka kaluar, shërbimi i motit në SHBA ka paralajmëruar qytetarët të tregojnë kujdes për shkak të kushteve të vështira dhe kërcënuese për jetën.

Shumica e viktimave janë regjistruar në Nju Jork (18), guvernatorja e të cilit e ka cilësuar si dimrin më të keq në 60 vite. Sipas të dhënave të NBC-së, viktimat janë regjistruar në gjithsej 12 shtete amerikane: Kolorado, Illinois, Kansas, Kentaki, Michigan, Missouri, Nebraska, Nju Jork, Ohajo, Oklahoma, Tenesi dhe Wisconsin.

Përveç problemeve të transportit, 150 mijë familje kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa 140 mijë familje të tjera kanë mbetur pa energji elektrike në Kanada, kryesisht në Ontario dhe Quebec.

Në çdo rast, siç thonë përfaqësues të shteteve, procesi i përballjes së problemeve nga “cikloni i bombës” pritet të zgjasë. Bora në pjesën perëdimore të Nju Jorkut  arriti në një thellësi prej 1.2 metrash, ku disa njerëz janë gjetur në makina dhe në anë të rrugës.

Guvernatorja e Nju Jorkut Kathy Hokul tha gjithashtu se ajo është në kontakt me Shtëpinë e Bardhë dhe se administrata Biden do t’i përgjigjet kërkesës së shtetit për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

Më shumë se 3,000 fluturime u anuluan ditën e djeshme, të dielën, duke iu shtuar rreth 3,500 që u anuluan të shtunën dhe 6,000 të tjera që u anuluan të premten, sipas uebsajtit të specializuar Flightaware.com.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Me sytë katër

PAPARAZZI