Flash

Serbia sjell topa në kufi me Kosovën/ Moska: Ka rrezik konflikti

Lapsi.al 26 December 2022
Serbia sjell topa në kufi me Kosovën/ Moska: Ka rrezik konflikti

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova deklaron se situata në Kosovë nuk është larg shpërthimit të një konflikti të një shkalle të gjerë. Qendrimin e shprehu duke komentuar zhvillimet e fundit në Kosovë.

“Ky përkeqësim i ri që tregon bindshëm se devijimi nga korniza aktuale rregullative për Kosovën, vetëm provokon ekstremistët e Prishtinës. Situata nuk është larg nga një konflikti real i shkallës së gjerë”, - ka thënë Zakharova sipas B92.

Gjatë së hënës Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Komandanti i KFOR-it kanë rënë dakord që barrikadat e vendosura në veri të hiqen së shpejti për të mundësuar lirinë e lëvizjes.

Megjithatë Beogradi duket se kërkon ta tensionojë situatën në në veri. Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuceviç dhe komandanti i përgjithshëm i Ushtrisë Serbe, Milan Mosjiloviç kanë vizituar forcat ushtarake serbe në Rashkë.

Siç u pa edhe nga pamjet, 6 topa me rreze të gjatë veprimi, që ishin vendosur aty paraprakisht, janë kthyer në uzinë. Mediat serbe raportojnë se ministri ka folur me ushtarët, të cilët po kryejnë detyra në atë zonë. Sot u raportua se afër pikëkalimit kufitar mes Kosovës dhe Serbisë në Jarinjë, Serbia kishte sjellë edhe automjete të rënda ushtarake.

Televizioni N1 raportoi se 6 topat me rreze të gjatë veprimi të ushtrisë serbe dhe një numër i caktuar i policisë ushtarake janë pozicionuar dy kilometra afër Jarinjës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Covid-19 ende aktiv në vend (Harta)

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anti Covid-19 dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar ...

18:28

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI