Flash

Përfundon kontrolli në shtëpinë e Ervis Martinaj, RENEA largohet nga Kurbini pas 5 orësh

Lapsi.al 26 December 2022
Përfundon kontrolli në shtëpinë e Ervis Martinaj, RENEA

FNSH dhe RENEA kanë zhvilluar kontrolle në shtëpinë e bosit të lojërave të fatit Ervis Martinaj. Ai rezulton i zhdukur prej 5 muajsh. Kontrolli është ushtruar orët e para të mëngjesit së ditës së sotme në shtëpinë e Martinajt në Fushë Kuqe të Kurbinit. Përveç kontrolleve në shtëpinë e Ervis Martinajt, objekt i kontrolleve të forcave të policisë janë edhe banesa dhe ambiente të tjera. Këtu përfshihen të njohur dhe familjarë të tij. Përmes tyre synohet të sigurohen prova për t'i dhënë një përgjigje fatit të Martinajt.

Policia është larguar nga zona e Kurbinit. Ende nuk dihet nëse është gjetur ndonjë send me vlerë që mund t’i shërbeje hetimeve për zhdukjen e tij.

Të këshilluara

Tjetër tërmet në juglindje të vendit

Lëkundje tërmeti janë ndjerë këtë mëngjes në juglindje të vendit. Nuk dihet ende magnituda e tyre. Ndërkohë mbrëmjen e djeshme një tjetër tërmet me mag...

10:45

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI