Flash

Misteri/ Ndërron jetë me pushime miliarderi rus që kritikoi luftën

Lapsi.al 26 December 2022
Misteri/ Ndërron jetë me pushime miliarderi rus që kritikoi

Një politikan rus, i cili e kritikoi luftën e Putinit në Ukrainë është gjetur i vdekur. Multimilioneri Pavel Antov po festonte ditëlindjen e tij të 66-të dhe ishte me pushime, kur u rrëzua në mënyrë misterioze në një hotel në Indi.

Mediat indiane raportuan se manjati i prodhimit të sallamerive u hodh nga çatia. Konsulli i përgjithshëm i Rusisë, Alexei Idamkin këmbënguli se ai ra nga dritarja.

Manjati i martuar, i listuar si politikani më i pasur i zgjedhur i Rusisë në vitin 2019, u gjet në një pellg gjaku. Ngjarja ndodhi 2 ditë pasi një tjetër mik në partinë e tij ndërroi jetë. Vladimir Budanov, 61 vjeç u tha se vdiq nga një atak në zemër.

Në qershor, Antov kritikoi sulmet me raketa ndaj Ukrainës. "Një vajzë është nxjerrë nga rrënojat. Babai i vajzës duket se ka vdekur. Nëna po nxirret jashtë me vinç. Ajo është bllokuar nën një pllakë. Për të thënë të vërtetën, është jashtëzakonisht e vështirë ta quash këtë ndryshe përveçse terror” – u shpreh ai.

Por ai ndërroi mendje shpejt. E fshiu postimin në rrjetet sociale dhe kërkoi falje. Ai e quajti postimin një "keqkuptim fatkeq" dhe një gabim teknik.

Në shtator, një tjetër kritik i Putinit u gjet i vdekur në mënyrë të dyshimtë. U tha se ishte vetëvrasje. Pavel Pchelnikov, 52 vjeç, u gjet i qëlluar me armë zjarri në ballkonin e banesës së tij në Moskë.

Ndërsa në gusht, manjati i klubeve të natës Dan Rapoport, 52 vjeç, vdiq gjithashtu në rrethana të dyshimta në SHBA. Kritiku i Putinit la një shënim vetëvrasjeje. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI