Flash

Industria vendase zhvendoset drejt gazi, rritet konsumi në 2022

Lapsi.al 26 December 2022
Industria vendase zhvendoset drejt gazi, rritet konsumi në 2022

Shtrenjtimi i ndjeshëm i karburanteve dhe energjisë gjatë këtij viti ka bërë që bizneset të kërkojnë alternativa më të lira në mënyrë që të amortizojnë rritjen e kostove.

Një prej zgjidhjeve është konsumi i gazit, që mbetet më i lirë në raport me karburantet. Të dhënat zyrtare të Doganave tregojnë për një rritje të vazhueshme të konsumit të gazit përgjatë këtij viti.

Për periudhën janar-tetor 2022, konsumi i gazit ishte 148 milionë kg, sipas të dhënave nga Doganat, me një rritje prej 2.3% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Për të njëjtën periudhë, importet e karburanteve kanë shfaqur tendencë rënëse, duke reflektuar tkurrjen e konsumit, si rrjedhojë e çmimeve të larta.

Sipas të dhënave nga Doganat për periudhën janar-tetor u importuan gjithsej 462.5 mijë ton karburante, me një tkurrje prej 9.7% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Tkurrja filloi që gjatë muajit mars, kur nisi dhe shtrenjtimi i ndjeshëm i çmimeve, që arritën deri në 260 lekë për litër nga 180-185 lekë që ishte në shkurt, përpara se të fillonte sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës.

Ndërsa çmimi maksimal i gazit arriti deri në 110 lekë për litër.

Aktualisht nafta po tregtohet me 199 lekë për litër dhe gazi për automjetet me 71 lekë për litër, sipas vendimit më të fundit të Bordit të Transparencës, që fikson çmimet e naftës dhe gazit që nga fillimi i marsit të këtij viti.

Industria drejt gazit

Gazi natyror po zë gjithmonë e më shumë pjesë në zëvendësimin e produkteve energjitike. Pothuajse e gjithë industria prodhuese në Shqipëri, në kushtet e krizës së thelluar energjitike, po kërkon burime të reja dhe më ekonomike energjie, për minimizimin e kostove të prodhimit e operimit.

Sipas të dhënave nga Doganat, megjithëse prej muajit Korrik 2022 gazit i është vendosur akcizeëprej 6 lek/litër, sërisht sasia e konsumit është rritur, duke filluar nga gushti. Kjo tregon se tashmë industria ka kryer zëvendësimin e proceseve tenkologjike nga naftë në Gaz. Vetëm për janar-Tetor 2022 janë zhdoganuar rreth 3,400 ton më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Arsyeja, sipas Doganave, është e thjeshtë: gazi në Shqiperi kushton 3 herë më lirë se Gazoili. Kjo gjë nuk ndodh në vendet e tjera fqinje të cilet gazin e konsiderojnë si zëvendesues perfekt të karburantit dhe ka akcizë me të njëjtën vlere me të./MONITOR

Të këshilluara

Ndihen lëkundje tërmeti në Korçë

Një lëkundje tërmeti është shënuar mbrëmjen e kësaj të diele në Korçë. Sipas të dhënave të para, epiqendra ka qenë 11 kilometra në lindje të qytetit. Ai k...

23:01

FNSH zbarkon rrufeshëm në Elbasan

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë “zbarkuar” mbrëmjen e sotme në Elbasan. Në fokus ka qenë kapja e personave me precedentë penale. Policia dhe FNSH kanë bërë ...

20:03

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI