Flash

Eksperti: Ervis Martinaj po kërkohet i gjallë

Lapsi.al 26 December 2022
Eksperti: Ervis Martinaj po kërkohet i gjallë

Detaje të reja janë zbuluar nga eksperti i krìminalistikës, Ervin Karamuço lidhur me operacionin e fundit të FNSH dhe RENEA në zonën e Fushë Kuqes gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Kontrolle të imtësishme u zhvilluan në banesën e të zhdukurit dhe të shumë kërkuarit të drejtësisë Ervis Martinaj, por edhe në disa banesë të të njohurve të tij.

Eksperti i kriminalistikës duke folur në ABC Live, ka theksuar se aksioni i sotëm tregon se Ervis Martinaj po kërkohet i gjallë, ndryshe nga sa është aluduar se ai mund të jetë rrëmbyer dhe më pas zhdukur. Më tej Karamuço u shpreh se aksioni fillimisht ka nisur në Vlorë, ku edhe pati një operacion nga FNSH.

Më pas informacioni sipas Karamuços ka ardhur, se Ervis Martinaj mund të kalojë Krishtlindjet me familjen e tij në Fushë Kuqe, pas 5 muajsh i zhdukur.

“Po kërkohet për të gjallë. Nuk ka filluar aksioni në Fushë Kuqe por fillimisht në Vlorë. Ka pasur informacion që mund të jetë vendndodhja e mundshëm e Vis Martinajt. Sot janë zhvendosur në Fushë Kuqe.

Sot jemi në ditë festash krishtlindjesh. Dhe mundet që personazhe të tilla të bashkohen me familjen.

Ka infrastrukturë për t’u vendosur dhe ikur në vende përreth mbi dhe nën tokë. Zona është e monitoruar me kamera me sensor me gjithçka është e ruajtur. Nuk dihet se RENEA ka pasur informacione për këtë teknologji.” tha Karamuço.

Të këshilluara

Ndihen lëkundje tërmeti në Korçë

Një lëkundje tërmeti është shënuar mbrëmjen e kësaj të diele në Korçë. Sipas të dhënave të para, epiqendra ka qenë 11 kilometra në lindje të qytetit. Ai k...

23:01

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI