Flash

Covid-19 ende aktiv në vend (Harta)

Lapsi.al 26 December 2022
Covid-19 ende aktiv në vend (Harta)

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anti Covid-19 dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid-19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 82 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 2 qytetarë, në Bashkitë:

Nga 1 qytetarë në Tiranë, Durrës.

Janë 195 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 nuk ka pacient që po trajtohet. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Lexo më tej: FNSH në familjen Martinaj/ A është i kërcënuar Edi Rama? 

Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,893 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 26 Dhjetor 2022)

Raste të reja ditore 2

Të shëruar në 24 orë 14

Të shtruar në spitale 0

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 82

Testime totale 2,017,863

Raste pozitive 332,684

Raste të shëruara 328,893

Raste Aktive 195

Humbje jete 3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 149

Fier 14

Durrës. 8

Berat. 6

Gjirokastër 5

Vlorë 4

Lezhë. 3

Korçë. 3

Shkodër 2

Elbasan. 1

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI