Flash

Artan Hoxha: Vis Martinaj i shkoi Edi Ramës te shtëpia, bleu dy vila (në Surrel)!

Lapsi.al 26 December 2022
Artan Hoxha: Vis Martinaj i shkoi Edi Ramës te shtëpia, bleu dy vila

Gazetari i kronikës Artan Hoxha dha detaje të tjera për jetën e Ervis Martinajn dhe ekspozimin e tij kundër kryeministrit Edi Rama. Gjatë emisionit “Të paekspozuarit”, Hoxha tha se Martinaj bleu dy vila në Surrel pranë shtëpisë së Ramës.

“Martinaj mori guximin e i shkoi kryeministrit te shtëpia. Bleu dy vila dhe donte të blinte edhe një të tretë dhe shkoi të jetonte aty. Me aq para sa kishte nuk kishte problem ta blinte edhe shtëpinë e tij (Ramës)” tha gazetari.

“Ervis Martinaj edhe pse ajo (shtëpia e Ramës) duket si bunker i paprekshëm, i shkoi aty afër, madje qëndroi më lart, mbi kodër. Dhe Garda e Republikës bënte kujdes se njëkohësisht kur lëvizte Rama me tre makina të blinduara nëpër ato rrugët e ngushta me kthesa, lëvizte edhe Visi me makinat e blinduara. Parë me këtë prizëm, Visi u bë shqetësim për kryeministrin se i shkoi aty. Dhe aty shkoi pak si shumë larg, besoj se Visi u bë euforik. E donte shkëlqimin. është personazh atipik për shkak të lidhjeve që kishte. Këta të tjerët nuk i sheh, kurse ai rrinte në qendër të Tiranës. Pra dallimi i tij me këta të tjerët ishte se ishte i ekspozuar, e shijonte ekspozimin. Edhe kur i ndodhi ajo që i ndodhi, lëvizte me një tek person. Kush ia sillte këtë siguri? Aftësia që kishte për korruptuar agjensitë e sigurisë. Por harroi diçka, se sado aftësi të kishte për të korruptuar prokurorë dhe shefa policie, kryeministri korrupton më shumë se ai” u shpreh gazetari.

FNSH dhe RENEA ishin sot në shtëpitë e familjes Martinaj në Fushë-Kuqe dhe sekuestruan një arsenal armësh. Më herët, xhaxhai i Ervis Martinajt ka akuzuar direkt kryeministrin Rama si organizator të zhdukjes së nipit të tij./Lapsi.al

https://lapsi.al/2022/12/26/fnsh-ne-familjen-martinaj-a-eshte-i-kercenuar-edi-rama/

Të këshilluara

Covid-19 ende aktiv në vend (Harta)

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anti Covid-19 dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar ...

18:28

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI