Flash

58,000 euro për të zhdukur "Last Christmas"

Lapsi.al 26 December 2022
58,000 euro për të zhdukur "Last Christmas"

Një çift nga Suedia kanë mbledhur më shumë se 58,000 euro për të blerë të drejtat e këngës “Last Christmas”.

Tomas dhe gruaja e tij Hannah,kanë pranuar se e urrejnë këngën e shkruar nga George Michael. Ata duan të sigurohen që të gjithë të mos e dëgjojnë më kurrë këngën. Hannah tha se ajo zhvilloi një mospëlqim të fortë  kur ishte duke punuar në një kafene në Oksford 3 vjet më parë dhe shefi i saj këmbëngulte që ajo ta luante këngën në mënyrë të përsëritur.

“Unë isha duke punuar në një kafene. Shefi im donte që kënga duhet të luhej vazhdimisht. Gjatë ditës e kisha dëgjuar rreth 100 herë. Kështu që në një moment pyeta një mikun tim muzikant nëse është e mundur të blesh të drejtat e një kënge. Ka shumë njerëz që e urrejnë këtë ide, por në një moment ne do ta arrijmë qëllimin tonë”, tha ajo. Cifti shtoi gjithashtu se ka këngë edhe më të këqija që duhet të hiqen para kësaj si ;"All I Want For Christmas" e Mariah Carey.

Deri më tani, 327 persona kanë kontribuar në përpjekjen e tyre. Të drejtat aktualisht janë në pronësi të Warner Chappell Music UK dhe vlerësohet të vlejnë midis 15 dhe 25 milion dollarë. Nëse plani realizohet, ata planifikojnë të hedhin regjistrimin në një vend të mbetjeve bërthamore finlandeze./Lapsi.al

Të këshilluara

Beyonce rikthehet në skenë

Beyonce do të rikthehet pas 4 vitesh në skenë. Ajo do marrë pjesë në një event ekskluziv në Dubai. Sipas The Sun, “Queen B” do të dalë në skenë për një shfaqje ...

11:31

Njihuni me dy opinionistët e Big Brother

Natën e sotme ka startuar edicioni i dytë i “Big Brother Vip”. Përpos konkurentëve që priten të zbulohen gjatë natës së sotme një vëmendje është edhe nga opinio...

21:30

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI