Flash

Shkrimtari i "All I Want for Christmas" sulmon Mariah Carey

Lapsi.al 25 December 2022
Shkrimtari i "All I Want for Christmas" sulmon Mariah Carey

Shkrimtari i 'All I Want for  Christmas Is You' ka sulmuar së fundmi Mariah Carey.  Ai ka deklaruar se ajo  thjesht "nuk e kupton muzikën".

Walter Afanasieff   zbuloi gjatë podcast-it "Hot Takes & Deep Dives with Jess Rothschild", se si ai dhe Carey bashkë-krijuan këngën menjëherë pasi bashkëpunuan në albumin e saj të vitit 1993 "Music Box".

Afanasieff tha se të dy ishin fillimisht në të njëjtën faqe për këngën  por rreth 10 vjet më parë, papritmas u tregua një "histori alternative".

“Ajo filloi të thonte; ‘Oh, e shkrova atë këngë kur isha vajzë e vogël!’ Por pse nuk e the këtë për 12 ose 13 ose 15 vjet më parë?  “Ajo nuk luan asgjë, nuk luan në tastierë apo piano. Mariah nuk e kupton muzikën, nuk di ndryshimet e akordit dhe teorinë e muzikës apo diçka të tillë, "pohoi ai.

“Kështu që të pretendosh se ajo shkroi një këngë shumë të komplikuar të strukturuar me akorde me gishtin e saj në një tastierë Casio kur ishte vajzë e vogël, është një përrallë,” shtoi ai në podcast. “Kam studiuar muzikë, kam diplomë për muzikë. Unë jam një orkestrues. Unë mësoj muzikë.”

Ky nuk është reagimi i parë që këngëtarja merr për këngën e saj hit. Andy Stone , ngriti një padi prej 20 milionë dollarësh kundër Carey dhe Afanasieff për shkelje të së drejtës së autorit. Ndërkohë, "All I Want for Christmas Is You" i Carey u publikua në 1994 dhe vazhdon të qëndrojë në krye të top-listave çdo sezon festash./Lapsi.al

Të këshilluara

Njihuni me dy opinionistët e Big Brother

Natën e sotme ka startuar edicioni i dytë i “Big Brother Vip”. Përpos konkurentëve që priten të zbulohen gjatë natës së sotme një vëmendje është edhe nga opinio...

21:30

Elhaida pranon lidhjen me Ledianin

Dashuria është në ajër mes Elhaidës dhe Ledianit. Madje, ata e pranuan në puntatën e “Dancing With The Stars” se janë të dashuruar dhe tashmë janë në një marrëd...

14:52

Fifa nis hetim për Nusr-et

Nusret Gökçe duket se është në telashe. FIFA së fundmi ka nisur një hetim ndaj shefit të njohur të kuzhinës. Arsyeja? Hyrja në fushën e blertë dhe mbajtja e tr...

13:46

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

37°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI