Flash

Mesazhi i Papës për Krishtlindje, një lutje për paqe në Ukrainë dhe mbarë botën

Lapsi.al 25 December 2022
Mesazhi i Papës për Krishtlindje, një lutje për paqe në

Në mesazhin e Krishtlindjes Papa Françesku foli rreth atyre që i quajti “erëra të acarta të luftës”, që vazhdojnë të godasin njerëzimin. Ai u lut për përfundimin e menjëhershëm të atij që e cilësoi një konflikt i pakuptimtë në Ukrainë. Në mesditë në Romë, Papa Françesku mbajti nga ballkoni qendror i Bazilikës së Shën Pjetrit, fjalimin tradicional “Urbi et Orbi” (për qytetin dhe botën).

Rreth 70,000 turistë, pelegrinë dhe banorë të qytetit kishin mbushur sheshin për të dëgjuar Papën dhe për të marrë bekimin e tij.

Papa Françesku tha se rruga e paqes bllokohet nga forca që kanë lidhje me pushtetin dhe paranë, krenarinë, hipokrizinë dhe gënjeshtrën.

Ai u bëri thirrje besimtarëve të kujtojnë e luten për miliona ukrainas që jetojnë pa energji elektrike apo ngrohje, për shkak të sulmeve ruse ndaj infrastrukturës energjetike të vendit, si dhe miliona të tjerë, që jetojnë si refugjatë jashtë vendit ose të zhvendosur brenda tij, që nga fillimi i sulmit rus më 24 shkurt.

Papa u lut që zoti sikurse tha: “të ndriçojë mendjet e atyre që kanë fuqinë të shuajnë bubullimën e armëve e t’i japin fund të menjëherë kësaj lufte të pakuptimtë!”.

Papa Françesku foli gjithashtu mbi konfliktet e gjata në Lindjen e Mesme, përfshirë tokën e shenjtë, “ku në muajt e fundit dhuna dhe konfrontimet janë shtuar, duke sjellë sikurse tha “vdekje e lëndime”. Ai u lut për një armëpushim të qëndrueshëm në Jemen dhe për pajtim në Iran e Mianmar, si dhe përmendi dhunën dhe konfliktet në rajonin Sahel të Afrikës. /VOA

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Me sytë katër

PAPARAZZI