Flash

Bie fluksi i lëvizjeve në të dyja anët e kufirit në Doganën e Kapshticës

Lapsi.al 25 December 2022
Bie fluksi i lëvizjeve në të dyja anët e kufirit në

Fluksi i lëvizjeve në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës ka rënë ndjeshëm gjatë paradites të së dielës.

Vetëm pak mjete me emigrantë kanë hyrë nga Greqia, ndërsa i ulët ka qenë edhe numri i qytetarëve që kanë udhëtuar drejt Greqisë.

Ndërkohë dita e djeshme, ka shënuar pikun e fluksit të hyrjeve dhe daljeve në këtë pikë kufitare.

Në Shqipëri kanë hyrë 6576 emigrantë ndërsa kanë udhëtuar drejt Greqisë 2707 qytetarë.

Lëvizje të shtuara ka pasur gjatë 24 orëve të fundit edhe përmes pikës kufitare të Qafë Thanës, me 3069 qytetarë në hyrje dhe 3045 qytetarë drejt Maqedonisë së Veriut,.

Autoritetet e Kufirit dhe Migracionit kanë shtuar personelin dhe numrin e sporteleve doganore që lidhin juglindjen me Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut për të përballuar fluksin e lëvizjeve të qytetarëve.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI