Flash

Barrikadat/ Diplomati gjerman përplaset me kryeministren serbe

Lapsi.al 25 December 2022
Barrikadat/ Diplomati gjerman përplaset me kryeministren serbe

Diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger është përfshirë në replika me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiç. Shkak janë bërë barrikadat dhe tensionet në veri të Kosovës. Ischinger shkroi të shtunën në Twitter se është i shumë i shqetësuar për tensionet e vazhdueshme në veri dhe se BE duhet të marrë urgjentisht rol vendimtar.

“Thellësisht i shqetësuar për tensionet e vazhdueshme. Duhet urgjent veprim dhe rol vendimtar i BE-së. A është vënë në dijeni Serbia se nxitja e dhunës në shtetin fqinj, Kosovën do ta bënte të pamundur vazhdimin e procesit të anëtarësimit në BE?” – shkroi diplomati i njohur gjerman.

Nuk e ka lënë të kalojë në heshtje “e para” e qeverisë së Serbisë. Brnabiç replikoi duke “sqaruar” sipas saj arsyet pse serbët protestojnë”.

“I dashur Ischinger, a e dini pse serbët po protestojnë? Kërkesat e tyre: 1) Zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit (nënshkruar në 2013!). 2) Sundimi i ligjit (të mos arrestohen sipas dëshirës dhe të mbahen peng pa pasur as kontakte me familjet e tyre). Shumë për të kërkuar? Në kundërshtim me vlerat e BE-së janë këto?” – replikoi Brunabiç.

Diplomati gjerman ka reaguar pas kësaj deklarate të kryetares së qeverisë së Beogradit.

"Ana Brnabic, sigurisht që ka kërkesa legjitime, nga të dyja palët në fakt. Ajo që nuk është në rregull është adresimi i shqetësimeve të tilla nëpërmjet nxitjes së dhunës dhe trazirave publike. Serbia e di saktësisht se si të veprojë si një fuqi e përgjegjshme! Krishtlindje do të thotë paqe!” – shkroi Ischinger duke bërë tag edhe Josep Borrell dhe ministrinë e jashtme gjermane.

Grupe të qytetarëve serbë në veri ngritën barrikada më 10 dhjetor. Ata kundërshtojnë arrestimin e një ish-polici serb nga Policia e Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar se pas Krishtlindjes do të takohet me komandantin e KFOR-it, për të sqaruar se si do veprohet me barrikadat në veri të Kosovës. ©LAPSI.al

https://twitter.com/ischinger/status/1606893865289539584?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1606893865289539584%7Ctwgr%5Ece81e7c46e2760dace07231a5e1489add1ff8ee7%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.evropaelire.org%2Fa%2Fwolfgang-ischinger-ana-bernabic-veriu-%2F32192893.html

Të këshilluara

FNSH zbarkon rrufeshëm në Elbasan

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë “zbarkuar” mbrëmjen e sotme në Elbasan. Në fokus ka qenë kapja e personave me precedentë penale. Policia dhe FNSH kanë bërë ...

20:03

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI