Flash

Shpërndanin drøgë në të gjithë Europën, shkatërrohet banda shqiptare në Spanjë

Lapsi.al 24 December 2022
Shpërndanin drøgë në të gjithë Europën,

Autoritetet në Spanjë një bandë të rrezikshme trafikantësh droge që eksportonin marijuanë në Europën Qendrore. Gjatë operacionit kreu i organizatës ka qëlluar me armë policinë kur kanë hyrë në shtëpinë e tij për ta kontrolluar. 11 persona janë arrestuar dhe shtatë plantacione janë çmontuar. Pjesa e parë e operacionit u krye më 30 nëntor dhe kishte si objektiv arratisjen e kësaj bande të përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë.

Ndërmjet dy fazave të hetimit, u sekuestruan 4300 bimë marihuanë dhe 40 kilogramë kanabis të përshtatshme për shpërndarje. Po ashtu u kryen gjashtë bastisje dhe kontrolle në komunat Vidreres dhe Lloret de Mar.

Gjatë operacionit u arrestuan 11 persona. Kreu i grupit kriminal akuzohet për anëtarësim në një organizatë kriminale, krime kundër shëndetit publik në fushën e trafikut të drogës, sulm ndaj agjentëve të 'autoritetit dhe posedim të paligjshëm të armët.

 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI