Flash

Vrasja e Papës, policia kërkon informacion në Greqi

Lapsi.al 23 December 2022
Vrasja e Papës, policia kërkon informacion në Greqi

Një javë nga vrasja e Edmond Papës në Selitë, në kryeqytet, policia ende nuk ka ende asnjë autor të dyshuar. Agresori i 49-vjeçarit është dokumentuar nga 5 kamera sigurie, por deri në një tunel në rrugën Fadil Bodinaku, ndërsa më pas shkëputen pamjet filmike.

Për hetuesit nuk është përcaktuar ende nëse autori është larguar nga zona ku ndodhi vrasja me ndonjë automjet, apo ka qëndruar i fshehur në ndonjë banesë. Për këtë arsye është zgjeruar koha e këqyrjes së kamerave për të verifikuar lëvizjet e autorit dhe monitorimi.

Për hetimet e kësaj ngjarjeje, drejtori i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, iu përgjigj interesit të Klan News. Gjatë një aktiviteti ai u shpreh se një grup i posaçëm me ekspertë po kryen verifikime të ndryshme.

“Kam për të deklaruar se për hetimin e kësaj ngjarje të rëndë kriminale, po funksionon edhe në këto momente, një grup i posaçëm hetimor. Ne nuk mund të ndajmë më shumë me median dhe publikun në këto momente. Është një hetim që do të marrë kohën e nevojshme dhe shpresojmë që hetimi të sjellë rezultate pozitive”, ka thënë Tonin Vocaj.

Grupi hetimor ka shtrirë hetimet dhe ka kërkuar informacione për dy vrasje të tjera, pasi viktimat kishin lidhje me njëri-tjetrin. Bëhet fjalë për ekzekutimin e Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Organja, në Greqi, për zhdukjen e një ngarkese prej 700 kg kanabis dhe të Aleksandër Sadikajt ngjarje e ndodhur pak muaj më parë në Tiranë.

Për vrasjen e dy shqiptarëve në Athinë, grupi hetimor ka kërkuar informacione nëse u ekzekutuan si kundërpërgjigje e vrasjes së Edmond Papës në Tiranë, apo nëse është një vijimësi e vrasjeve të të njëjtin grup, që nisën fillimisht me Aleksandër Sadikajn, Edmond Papën dhe së fundmi me dy shqiptarët, Çerçizaj dhe Armando Ogranaja./ Klan

Të këshilluara

Aksident në Korçë, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Bilisht-Poloskë. Shtetasi me iniciale K.F., duke drejtuar automjetin tip “BMW”, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rru...

17:56

Ngarkohet Kapshtica, fluks makinash në kufi

Fluks lëvizjesh në të dy anët e kufirit në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës. E gjithë kjo ka ardhur pasi një pjesë e mirë e emigrantëve shqiptarë që jet...

17:05

Largimi i Bendos nga SHISH, reagon Rama

Kryeministri, Edi Rama ka reaguar në lidhje me shkarkimin nga detyra të drejtorit të Shërbimit Informativ Shtetëror, Helidon Bendo. Nëpërmjet një postimi në ...

15:16

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI