Flash

Transportonte mallra kontrabandë, arrestohet 50-vjeçari në Gjirokastër

Lapsi.al 23 December 2022
Transportonte mallra kontrabandë, arrestohet 50-vjeçari në

Një 50-vjeçar është arrestuar nga policia e Gjirokastrës për transport mallrash kontrabandë. 50-vjeçari u ndalua në aksin rrugor Kakavije-Gjirokastër. Brenda furgonit me të cilin po udhëtonte u gjetën dhe u sekuestruan mallra të ndryshme ushqimore dhe industriale, medikamente mjekësore dhe një sasi nafte, pa dokumentacionin përkatës.

50-vjeçari F. G. i kishte kaluar këto mallra nëpërmjet Pikës Doganore Kakavije, pa kryer veprimet përkatëse.  Në vijim të veprimeve u arrestua edhe shtetasi Th. K., me detyrë doganier në këtë pikë doganore, pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën duke favorizuar shtetasin F. G., për të kaluar mallrat, pa kryer veprimet doganore.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, mallrat e kontrabanduara, 3 350 euro dhe 3 aparate celulare.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për vendin dhe rajonin

Prej disa ditësh vendi ynë është përfshirë nga masa ajrore të qëndrueshme, të cilat kanë sjellë në territorin shqiptar alternime kthjellimesh dhe vranësirash. P...

07:40

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI