Flash

Sulmi kibernetik/ Credins: Llogaritë dhe asetet e klientëve janë të sigurta

Lapsi.al 23 December 2022
Sulmi kibernetik/ Credins: Llogaritë dhe asetet e klientëve janë

E sulmuar prej disa ditësh nga hakera ende të paidentifikuar zyrtarisht, Banka Credins ka reaguar sot me një njoftim për shtyp, ku thekson se tashmë ky sulm është izoluar dhe se siguria e bankës është e garantuar. Më poshtë njoftimi i plotë:

Të nderuar klientë dhe qytetarë,

Me qëllim të informimit të drejtë dhe evitimit të shqetësimeve të klientëve tanë, njoftojmë të gjithë klientët e Bankës Credins që kemi qenë pre e një sulmi kibernetik, ku për pasojë një sistem periferik është prekur e më tej është izoluar duke siguruar që janë zbatuar masat më të larta të sigurisë informatike.

Stafet tona të teknologjisë së Informacionit dhe sigurisë, në bashkëpunim me partnerët tanë ndërkombëtarë, kanë ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm ligjorë, duke njoftuar të gjitha organet rregullatore e mbikqyrëse të cilat janë duke ofruar mbështetjen maksimale.

Banka Credins i siguron të gjithë klientët, se të gjitha llogaritë dhe asetet e klientëve te saj, janë të sigurta dhe të paprekura nga ky sulm.

Banka Credins ju kërkon ndjesë të gjithë klientëve për shqetësimet e krijuara duke theksuar se siguria e tyre është e garantuar.

Gjithashtu, njoftojmë të gjithë personat që publikimi i informatave personale në mënyrë të pa autorizuar përbën shkelje ligjore, prandaj edhe kërkojmë që menjëherë të ndalet shpërndarja e këtyre informatave.

Ju falenderojmë për mirëkuptimin. Të gatshëm për t’ju për t’ju shërbyer gjithmonë.

Të këshilluara

Dhurata juaj e fundvitit nga DigitAlb

Në periudhën më të bukur të vitit, DigitAlb ju fton të përjetoni festat më përrallore në çdo kanal të platformës. Një larmi programesh tepër argëtuese për të gj...

11:48

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI