Flash

Planifikonin sulme terrøriste, Prokuroria Speciale e Kosovës akuzon 5 persona

Lapsi.al 23 December 2022
Planifikonin sulme terrøriste, Prokuroria Speciale e Kosovës akuzon

Prokuroria Speciale tha se ka ngritur aktakuzë ndaj pesë personave, që dyshohen se kanë kryer vepra të ndryshme terrøriste dhe kundër rendit kushtetues të Kosovës.

Sipas njoftimit, A.Gj., E.S., N.S dh M.B., nga marsi i vitit 2021 deri në tetor të po atij viti, kishin bërë përpjekje të krijonin një strukturë organizative “për kryerjen e akteve terroriste në Kosovë”.

Sipas Prokurorisë, të pandehurit kishin kontaktuar me një person që kishte një gardë të lartë “në organizatën terroriste Shteti Islamik” dhe janë angazhuar që të sigurojnë armatime të ndryshme.

Veprat për të cilat dyshohen janë: Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës si dhe për kryerjen e veprës terroriste.

Ndërkaq, dy të pandehur po ashtu akuzohen se kanë fshehur armë të zjarrit dhe municion të llojeve të ndryshme, të cilat i kanë vendosur në bure të plastikës dhe i kanë groposur.

Sipas ligjeve në Kosovë, për vepra terroriste dhe kundër rendit kushtetues parashihen dënime të ndryshme. Që nga viti 2015, në Kosovë po ashtu ndalohet pjesëmarrja në luftëra të huaja dhe sipas ligjit, parashihen dënime deri në 15 vjet burgim./REL

Të këshilluara

Ngarkohet Kapshtica, fluks makinash në kufi

Fluks lëvizjesh në të dy anët e kufirit në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës. E gjithë kjo ka ardhur pasi një pjesë e mirë e emigrantëve shqiptarë që jet...

17:05

Largimi i Bendos nga SHISH, reagon Rama

Kryeministri, Edi Rama ka reaguar në lidhje me shkarkimin nga detyra të drejtorit të Shërbimit Informativ Shtetëror, Helidon Bendo. Nëpërmjet një postimi në ...

15:16

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI