Flash

Mbreti Charles zbulon titujt e rinj për Princ William dhe Kate

Lapsi.al 23 December 2022
Mbreti Charles zbulon titujt e rinj për Princ William dhe Kate

Pallati mbretëror njoftoi se Mbreti Charles do i japë Kate Middleton, Princit William dhe Queen Consort Camilla Parker-Bowles tituj të rinj.

Nusja e Charles u emërua zyrtarisht kolonelja e re e nderit e Gardës Irlandeze, një titull që më parë mbante burri i saj. Duke pasur parasysh rolin e ri të Middleton, William mori titullin si kolonel i Gardës së Uellsit.  Queen Consort do të shërbejë si kolonel i Gardës Grenadier,  një pozicion i mbajtur më parë nga Princi Andrew.

Mes ndryshimeve, pallati njoftoi gjithashtu se ceremonia do të zhvillohet më 17 qershor 2023 . Parada  do të shfaqë më shumë se 1,400 ushtarë, 200 kuaj dhe 400 muzikantë, sipas Buckingham Palace.

Dita e madhe është vendosur të zhvillohet vetëm gjashtë javë pas ditës së kurorëzimit të  Mbreti Charles. Sipas Daily Mail, monarku planifikon të ftojë djalin Princ Harry dhe Meghan Markle, në event, pavarësisht marrëdhënieve të tyre të tensionuara.

“Harry është djali i tij. Madhëria e Tij do ta dojë gjithmonë atë”, tha burimi i brendshëm. “Gjërat janë të vështira për momentin. Por dera do të lihet gjithmonë e hapur.” /Lapsi.al

Lexo Edhe:https://lapsi.al/2022/12/20/kerkesa-e-princ-harry-dhe-markle-per-familjen-mbreterore/

Të këshilluara

Fifa nis hetim për Nusr-et

Nusret Gökçe duket se është në telashe. FIFA së fundmi ka nisur një hetim ndaj shefit të njohur të kuzhinës. Arsyeja? Hyrja në fushën e blertë dhe mbajtja e tr...

13:46

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

37°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI