Flash

Justin Bieber nxjerr në shitje katalogun e tij muzikor

Lapsi.al 23 December 2022
Justin Bieber nxjerr në shitje katalogun e tij muzikor

Justin Bieber po përgatitet të mbyllë një marrëveshje gati 200 milionë dollarë për të shitur të drejtat për të gjithë katalogun e tij muzikor.

Sipas një raporti të ri nga The Wall Street Journal, Bieber ka arritur një marrëveshje me Hipgnosis Songs Capital. Nëse marrëveshja përfundon, ajo do të jetë blerja më e madhe e të drejtave muzikore në historinë e kompanisë.

Marrëveshja  mund të mbulojë të gjithë katalogun muzikor të Bieber. Ai përfshin; gjashtë albume gjatë një dekade, si dhe një mori këngësh që ka bërë gjatë viteve. Hipgnosis është e njëjta kompani që thuhet se bleu të drejtat për katalogun e Justin Timberlake në fillim të këtij viti në shumën prej 100 milionë dollarësh.

Ndërsa Bieber duket se është i gatshëm të shesë të drejtat për muzikën e tij, ai nuk është në rregull me shitjen e ndonjë artikulli të paautorizuar. Artisti kritikoi H&M për shitjen e supozuar të një koleksioni mallrash. Ndërkohë që kompania e ka hequr produktin nga faqja e tyre e internetit, fansat e Justin publikuan fotot e artikujve të listuar më parë. Ato ishin; disa xhupa që shkruanin "World Tour" dhe një kuti telefoni që përmban tekste nga kënga, "Ghost"./Lapsi.al

Lexo Edhe:https://lapsi.al/2022/10/07/justin-bieber-shtyn-serish-turneun-e-tij-world-justice/

 

Të këshilluara

Fifa nis hetim për Nusr-et

Nusret Gökçe duket se është në telashe. FIFA së fundmi ka nisur një hetim ndaj shefit të njohur të kuzhinës. Arsyeja? Hyrja në fushën e blertë dhe mbajtja e tr...

13:46

Rrëfehet Georgina Rodriguez: Sfidat e 2022

Georgina Rodríguez ka folur si rrallë herë më parë për partnerin e saj, Cristiano Ronaldo teksa rrëfeu detaje nga personaliteti i tij. Ajo foli edhe vdekjen e d...

14:11

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

37°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI