Flash

Elsa fiton Festivalin e Këngës, Albina çon Shqipërinë në Eurovision

Lapsi.al 23 December 2022
Elsa fiton Festivalin e Këngës, Albina çon Shqipërinë

Albina dhe familja Kelmendi do të përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovision 2023. Ajo ka marrë votat maksimale nga publiku duke qenë e preferuara e shqiptarëve për të dërguar “logon” e Shqipërisë në skenën e madhe të këngës së Europës.

Kënga “Duje” fitoi zemrat e publikut ndërsa Albina dhe Familja Kelmendi fituan edhe çmimin e dytë të festivalit të këngës në RTSH me vlerësimin e jurisë profesioniste.

“Ju dua shumë do ju përfaqësoj në mënyrën më të mirë të mundshme. Ju falenderoj shumë, ju përulemi”, tha Albina e emocionuar.

Eurovision 2023 do të mbahet në Liverpool, pasi Orkestra Kalush e Ukrainës fitoi konkursin e këtij viti, por organizatorët vendosën ta mbanin në një tjetër vend për shkak të luftës.

Elsa Lila ishte fituese e çmimit të parë të “Festivalit të Këngës”, çmim që u dha nga juria profesioniste; Albina me këngën “Duje” mori çmimin e dytë; ndërsa të tretët u renditën 2 Farm me këngën “Atomike”.

Të këshilluara

Rrëfehet Georgina Rodriguez: Sfidat e 2022

Georgina Rodríguez ka folur si rrallë herë më parë për partnerin e saj, Cristiano Ronaldo teksa rrëfeu detaje nga personaliteti i tij. Ajo foli edhe vdekjen e d...

14:11

Këngëtarja Fifi, nënë për herë të parë

Këngëtarja, Fifi këndoi ditën e djeshme me Flori Mumajesin në skenën e 'Fest 61'. Pas mbarimit të performancës, artisja zbuloi se do të bëhet nënë për herë të p...

13:24

Johnny Depp shpreh keqardhje për Amber Heard

Një burim i afërt me Johnny Depp pohon se ai "dëshironte vetëm të vërtetën" në çështjen e tij gjyqësore kundër Amber Heard. Pas vendimit të Heard për të zgji...

17:17

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI