Flash

Dafina Zeqiri shpërthën në rrjetet sociale kundër Arbër Bytyqit

Lapsi.al 23 December 2022
Dafina Zeqiri shpërthën në rrjetet sociale kundër Arbër

Dafina Zeqiri ka shpërthyer në rrjetet sociale kundër make-up artistit Arbër Bytyqi. Ajo ka ndarë në Instastory një foto që ai kishte publikuar në profilin e tij, krahas së cilës këngëtarja i kërkon publikisht që të mos publikojë më foto të saj, pasi nuk punojnë më bashkë.

Ndër të tjera ajo e cilëson Bytyqin si gënjeshtar dhe njeri fallco.

“Arbër Rrenc (Gënjeshtar) Bytyqi Mua! Boll postove foto të mijat shumë të edituara. Në përgjithësi. Ne nuk punojmë bashkë! Ti e di shumë mirë pse! Ti je një nga njerëzit më fallco në industri! Një gënjeshtar! Boll më postove. Nuk e bëj zakonisht këtë por dreqin! Je një sociopat!”- thuhet në postimin e plotë të Dafinës.

Kujtojmë se pas bashkëpunimit të titulluar “Luje belin” dy këngëtaret Dafina Zeqiri dhe Kida, duket se nuk e kanë ndërmend ta lënë me kaq, madje e kanë gati bashkëpunimin e radhës.

Kimia midis Kidës dhe Dafinës do të “shkrihet” në një tjetër projekt muzikor më shpejt nga sa e prisni. Lajmi është bërë me dije nga burime për “Prive” të cilët shprehen se bashkëpunimi i dytë nuk do të vonojë shumë.

Gjatë kësaj kohe dyshja kanë realizuar edhe një sërë koncertesh së bashku duke dhuruar një atmosferë elektrizuese për fansat e tyre.

Kujtojmë që përpos atyre që e pëlqyen dhe e kërcyen bashkëpunimin e parë të Kidës dhe Dafinës, pati edhe shumë që e kritikuan. Sipas tyre dyshja kishte potencial për më shumë dhe se prisnin diçka tjetër prej tyre. Këto komente nuk i shpëtuan as syrit të Dafinës, e cila asokohe postoi një video në TikTok si kundërpërgjigje. Dafina dëgjohej të thonte se-“Është një këngë për të kërcyer, kërce e mos ta ndjen”!

Të këshilluara

Rrëfehet Georgina Rodriguez: Sfidat e 2022

Georgina Rodríguez ka folur si rrallë herë më parë për partnerin e saj, Cristiano Ronaldo teksa rrëfeu detaje nga personaliteti i tij. Ajo foli edhe vdekjen e d...

14:11

Këngëtarja Fifi, nënë për herë të parë

Këngëtarja, Fifi këndoi ditën e djeshme me Flori Mumajesin në skenën e 'Fest 61'. Pas mbarimit të performancës, artisja zbuloi se do të bëhet nënë për herë të p...

13:24

Johnny Depp shpreh keqardhje për Amber Heard

Një burim i afërt me Johnny Depp pohon se ai "dëshironte vetëm të vërtetën" në çështjen e tij gjyqësore kundër Amber Heard. Pas vendimit të Heard për të zgji...

17:17

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI