Flash

Berisha për Teatrin e ri: Ai ndërtim nuk do pranohet kurrë, do rrafshohet

Lapsi.al 23 December 2022
Berisha për Teatrin e ri: Ai ndërtim nuk do pranohet kurrë, do

Sali Berisha ka akuzuar qeverinë për projektin e ri të Teatrit Kombëtar, duke paralajmëruar se ai nuk do të pranohet, por se në vendin ku u shemb, Teatri do ndërtohet si ka qenë.

I pyetur pse PD nuk beri tentativa për ta ndaluar atë projekt dhe se çfarë nënkuptohet me deklaraten se ai projekt nuk do pranohet, Berisha tha:

“Do rrafshohet, po të duan le ta ndërtojnë ku të duan, por aty do ndërtohet sic ka qenë. Ai do rrafshohet dhe do i lëshojë rrugën teatrit sic ka qenë”.

"Java kishte një ngjarje tjetër shumë të rëndë e të shëmtuar, Rama dhe Veliaj në kundërshtim me vendimin e GJK duke shkelmuar cdo parim, morën përsipër, besojnë se e varrosën, dosjen e teatrit. Aktin më të shëmtuar më antikombëtar që ka ndodhur në vitet e fundit.

Akti i Ramës dhe Velisë ishte varrosje e kushtetutshmërisë së vendit, një grusht për cdo qytetar shqiptar. Unë u them atyre se ai ndërtim nuk do pranohet kurrë. E se përballja me regjimin do ketë një objektiv tjeter madhor, rivendosjen e kushtetutës, mbrojtjen e vendimit të GJK.

Rindërtimin e Teatrit si ka qenë në vendin ku ai ishte.

Regjimi ka humbur cdo moral, parim e ligj dhe se revolucioni demokratik është i pashmangshëm, jetik e vendimtar për shpëtimin e Shqipërisë." - u shpreh Berisha.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI