Flash

Tre shqiptarë kapen në shtëpinë e barit në Angli: Nuk përballonim dot jetesën në Shqipëri

Lapsi.al 22 December 2022
Tre shqiptarë kapen në shtëpinë e barit në Angli: Nuk

Selami Lugja, Alfred Mamoçi dhe Rezart Selami janë arrestuar nga policia britanike pasi janë kapur brenda një ‘shtëpie bari’ në Southamton. Ata deklaruan në seancën gjyqësore se ishin detyruar të kryenin veprimtarinë krîminale për të shlyer borxhin prej 25 mijë paundësh që kishin marrë për të ardhur ilegalisht në Angli.

Ata u zbuluan kur në zonën ku ushtronin veprimtarinë e tyre të jashtëligjshme pasi policia nisi kërkimet për një person të zhdukur. Banesa që ata përdornin për kultivimin e kanabisit lëshonte një nxehtësi të pazakontë që ngjalli dyshime tek oficerët. Ku këta të fundit bastisën banesën, gjetën brenda Mamoçin, 36 vjeç dhe Selamin, 29 vjeç duke vrapuar përgjatë çatisë. Ndërsa Lugja është kapur pasi u hodh nga çatia.

Oficerët gjetën tre dhoma për rritjen e kanabisit, një frigorifer, një zonë gatimi dhe një dhomë gjumi. Ata kishin kryer shelke me energjinë elektrike e cila ishte devijuar nga rrjeti elektrik.

Vlera e kanabisit të zbuluar në shtëpinë e barit në Angli kapte vlerën deri në 535 mijë paund. Të tre të arrestuarit u shpallën fajtorë nga gjykata. Avokati i tyre tha se shqiptarët paguheshin nga 5 mijë deri në 18 mijë paund pas tharjes së bimës narkotike, raporton 'Hampshire.police.uk'.

Shqiptarët mësohet të kenë thënë se ishin gënjyer nga trafikantët e drogës për një jetë më të mirë. Pasi në Shqipëri jetesa ishte e vështirë për t’u përballuar.

Lexo më tej: Paligjshmëria në themelet e Teatri të ri, shpërfillet Gjykata Kushtetueses 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI