Flash

Tentoi t’i vinte zjarrin lokalit në Fier, kapet autori

Lapsi.al 22 December 2022
Tentoi t’i vinte zjarrin lokalit në Fier, kapet autori

Ka rënë në prangat e policisë, 40-vjeçari qe tentoi t’i vinte flakën një lokali në Fier.

Uniformat blu bëjnë me dje se i arrestuari është identifikuar me inicialet A.S.

Ky shtetas dyshohet se për motive të dobëta, ka hedhur pas mesnate, një sasi të vogël lënde djegëse, në lokalin e shtetasit S. M., dhe e ka ndezur atë. Si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur pjesa hyrëse e këtij lokali.

Njoftimi i Policisë

Fier

Tentoi të digjte me lëndë djegëse, një lokal, për motive të dobëta, Policia identifikon dhe vë në pranga autorin.

Shërbimet e Policisë, pas marrjes së njoftimit se në lagjen “Apollonia”, Fier, kishte rënë zjarr në lokalin në pronësi të shtetasit S. M., kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, së bashku me shërbimet zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga shërbimet e Policisë, është identifikuar autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje, shtetasi A. S.

Ky shtetas dyshohet se për motive të dobëta, ka hedhur pas mesnate, një sasi të vogël lënde djegëse, në lokalin e shtetasit S. M., dhe e ka ndezur atë. Si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur pjesa hyrëse e këtij lokali.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin A. S., 40 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI