Flash

Tentoi t’i vinte flakën lokalit, arrestohet 40-vjeçari në Fier

Lapsi.al 22 December 2022
Tentoi t’i vinte flakën lokalit, arrestohet 40-vjeçari në

Një 40-vjeçar ka tentuar të djegë një lokal në qytetin e Fierit për motive të dobëta. Policia e ka identifikuar autorin i cili është Altion Sulejmanaj. Ai e ka arrestuar atë për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”.

Njoftimi i policisë:

Tentoi të digjte me lëndë djegëse, një lokal, për motive të dobëta, Policia identifikon dhe vë në pranga autorin.

Shërbimet e Policisë, pas marrjes së njoftimit se në lagjen “Apollonia”, Fier, kishte rënë zjarr në lokalin në pronësi të shtetasit S. M., kanë shkuar mënjëherë në vendin e ngjarjes, së bashku me shërbimet zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga shërbimet e Policisë, është identifikuar autori i dyshuar i kësaj ngarjeje, shtetasi A. S.

Ky shtetas dyshohet se për motive të dobëta, ka hedhur pas mesnate, një sasi të vogël lënde djegëse, në lokalin e shtetasit S. M., dhe e ka ndezur atë. Si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur pjesa hyrëse e këtij lokali.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin A. S., 40 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI