Flash

Rrëfehet Georgina Rodriguez: Sfidat e 2022

Lapsi.al 22 December 2022
Rrëfehet Georgina Rodriguez: Sfidat e 2022

Georgina Rodríguez ka folur si rrallë herë më parë për partnerin e saj, Cristiano Ronaldo teksa rrëfeu detaje nga personaliteti i tij. Ajo foli edhe vdekjen e djalit të saj të porsalindur, gjë që e bëri vitin 2022 një të vështirë për familjen e tyre.

Modelja 28-vjeçare do mirëpriste në jetë binjakët në muajin prill, por djali humbi jetën, ndërsa vajza mbijetoi. Çifti kanë edhe një vajzës tjetër, Alana Martina.

“Unë dhe Kristiano u dashuruam me shikim të parë, kur e pashë për herë të parë u ndjeva sikur koha ndaloi”, tha ajo për “Elle”.

“Nuk kisha parë kurrë një burrë kaq të pashëm, kaq të vëmendshëm. Ai është njeriu më i pashëm që sytë e mi kanë parë ndonjëherë. Dhe po, unë jam e dashura e futbollistit më të mirë në botë, por nuk ka nevojë që njerëzit ta përdorin atë në mënyrë nënçmuese.

Është e qartë se marrëdhënia ime me të më ka lejuar të përmbush shumë nga ëndrrat e mia, por gjithmonë, para dhe pas takimit me të, kam vendosur të njëjtin pasion në gjithçka që kam bërë, qoftë pastruese apo shitëse, ose modele. Unë kam qenë gjithmonë feministe, besoj në mundësitë e barabarta. Kujdesem për veten, sepse dua të jetoj për shumë vite, sepse dua të shoh fëmijët e mi të rriten. Humbja e njërit prej tyre e bëri këtë vitin më të vështirë të jetës sime”, shtoi Georgina.

Ajo gjithashtu foli për lajmet rreth jetës së saj personale që publikohen në media, si edhe marrëdhënien me familjarët e Ronaldos dhe të saj.

“Nëse e kërkoni emrin tim në Google sot, do të lexoni se jam në një grindje me familjen e Kristianos, se kam një motër që më kërkon para dhe se diçka ka ndodhur me Rosalia-n. Jeta ime është shumë më e thjeshtë se e gjithë kjo, nuk më pëlqejnë konfliktet, nuk zihem kurrë me askënd. Gjëja më e keqe është se i gjithë ky informacion është një gënjeshtër, kjo nuk jam unë”, u shpreh ajo.

Të këshilluara

Këngëtarja Fifi, nënë për herë të parë

Këngëtarja, Fifi këndoi ditën e djeshme me Flori Mumajesin në skenën e 'Fest 61'. Pas mbarimit të performancës, artisja zbuloi se do të bëhet nënë për herë të p...

13:24

Johnny Depp shpreh keqardhje për Amber Heard

Një burim i afërt me Johnny Depp pohon se ai "dëshironte vetëm të vërtetën" në çështjen e tij gjyqësore kundër Amber Heard. Pas vendimit të Heard për të zgji...

17:17

Emrata dhe Pete Davidson të ndarë?

Pete Davidson dhe Chase Sui Wonders mund ta zhvendosin romancën e tyre në ekran edhe jashtë tij. Dyshja u panë duke shkuar në apartamentin e mrekullueshëm të pr...

13:36

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI