Flash

"Mafìoz, hajdut, krìminel"/ Rama i bën një kërsesë Kryetares së Kuvendit

Lapsi.al 22 December 2022
"Mafìoz, hajdut, krìminel"/ Rama i bën një

Kryeministri Edi Rama deklaroi nga foltorja e parlamentit se do t’i drejtohet zyrtarisht Kryetares së Kuvendit që të çojë në Komisionin e Rregullores të gjithë deputetët të cilët bëjnë akuza penale në parlament.

Ai theksoi se ligjvënësit që përdorin fjalët mafioz, hajdut dhe kriminel kundrejt një kolegu do të duhet të paraqesin prova në Komisionin e Rregullores që të mos përjashtohen nga seanca.

Lexo më tej: “Ik ore palaço”, grupi i PD kërkon masë disiplinore ndaj Ramës 

“Unë nuk jam prej betoni, jam prej mishi dhe kockash. Kryeministër as kam lindur as do vdes, do jetë një periudhë e caktuar e jetës time që do ta bëj këtë punë, por vjen një moment që mjaft është mjaft. Më vjen keq që dhe ju që jeni njeri i letrave ratë në të njëjtin gabim. Më akuzuat mua se unë nisa sherrin, unë refuzoj fjalët kriminel, hajdut dhe mafioz.

Kush është kriminel, hajdut apo mafioz është subjekt i ligjit dhe drejtësisë dhe unë mendoj që t’i thuash tjetrit të tilla fjalë t’i kesh thënë të fundit. Kur njeri që akuzon të thotë më jep prova për këto që thua nuk japin, ndaj janë palaço.

Një palaço është një palaço dhe unë e ndieva për detyrë ndaj djalit tim atij të voglit, që nesër pasnesër ta dijë mendimin tim për këto poshtërsi që fliten këtu. Ju duhet të sensibilizoheni ndaj kësaj gjuhe, gjuha kriminalizuese ndaj tjetrit është fundi.

T’i përsërisësh pa fund hajdut, mafioz tjetrit përditë, kjo është e padurueshme dhe unë do t’i kërkoj me shkrim Kryetares së Kuvendit dhe ai që i nxjerr këto fjalë të shkojë te Komisioni i Rregullores, nëse ka informacione t’i ndajë aty te komisioni që të mos përjashtohet. Ju thatë diçka kritike ndaj meje por unë me kënaqësi vazhdoj debatin se nuk bëtë akuza kriminale.

Ju s’keni probleme me SPAK-un thatë, e para ju skeni probleme me SPAK-un se jeni shkrimtare dhe s’keni ndarë ndonjëherë fonde. Ju zonja Açka i përkisni një partie që kryetari është i shpallur non grata nga SHBA-të”, tha Rama.

Lexo më tej: “Ik ore palaço”, grupi i PD kërkon masë disiplinore ndaj Ramës 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI