Flash

Lubonja: E vërteta e vizitës së Mitsotakis në Himarë

Lapsi.al 22 December 2022
Lubonja: E vërteta e vizitës së Mitsotakis në Himarë

Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja ka komentuar vizitën e kryeministrit grek Kiriakos Mitsotakis në Himarë. Ai tha se vizita ishte për arsye elektorale dhe se minoriteti grek i ka kërkuar ndihmë atij. Sipas Lubonjës në Himarë po ndodh një “pushtim” i tokës së tyre nga oligarkët me anë të ndërtimeve dhe investimeve strategjike.

“Nuk flitet më për minoritetet duke u nisur nga zona gjeografike. Një njeri në Tiranë që për një arsye deklaron që është grek duhet të regjistrohet si i tillë. Ky është parim i gjithë vendeve të qytetëruara. Nëse i hyjmë historikut të Himarës duhet një emision për të kuptuar çfarë është aty. Gjithë himariotët që kam takuar në burg thonë që janë minoritarë, ka pasur lëvizje për autonominë e tyre në kohë ne Zogut.

E para është qytetaria pastaj vjen etnia. Kur etnia është më e rëndësishme se ajo ka probleme. Këta duhet të kishin gjetur të drejtat e tyre në shtetin shqiptar. Himariotët, ata që e quajnë veten grekë, i kam parë dhe të frikësuar.

Aty për mendimin tim po ndodh një pushtim siç po i bëjnë Shqipërisë këta, këta i kanë kërkuar ndihmë Mitsotakis, këta po pushtohen nga oligarkët tanë me investime strategjike. Ky është një proces që ka ndodhur gjithandej. Këta kanë mbështetje grekun, ne nuk kemi fare. Mitsotakis shkoi për fushatë elektorale dhe Rama shkoi për të evituar këtë që këta nuk janë minoritarë dhe bëri adetin e vetë”, - tha Lubonja në emisionin “Open” në “News24”.

Lubonja tha se vizita e kryeministrit grek shihet edhe si provokim nga Turqia. I ndalur tek dronët që Shqipëri bleu nga Ankaraja, Lubonja shtoi se Erdogani në Greqi shihet si kërcënim.

“Kur blen ato 6 dronë turq, Greqia e pret me dashuri të madhe? Erdogani në Greqi shihet si një kërcënim real. Duhet të mbyllim sytë ne nga kjo? Presion i qartë është. Enver Hoxha la Kosovën për të mbajtur pushtetin. 

Në Derviçan e keni parë se çfarë tmerri është aty. Ata janë të braktisur komplet. Po ju them që në kohën e Enver Hoxhës që ishin të mbyllur shqiptarët donin të iknin, ju doni t’i dënoni për tradhti ndaj atdheut” – tha Lubonja. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI