Flash

Kremlini: Biden dhe Zelensky po refuzojnë të dëgjojnë shqetësimet e Rusisë

Lapsi.al 22 December 2022
Kremlini: Biden dhe Zelensky po refuzojnë të dëgjojnë

Rusia akuzoi Ukrainën dhe Shtetet e Bashkuara se nuk po dëgjojnë shqetësimet e saj, pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, zhvilloi një vizitë historike në Uashington. Zelensky u prit nga presidenti amerikan, Joe Biden, të mërkurën. Biden njoftoi për paketën e re të ndihmës ushtarake prej 1.8 miliard dollarë. Në këtë ndihmë për Ukrainën për herë të parë janë përfshirë edhe sistemet e mbrojtjes ajrore, Patriot.

Çfarë mund të bëjnë raketat Patriot për Ukrainën?

Ai paralajmëroi se futja e sistemeve të avancuara të armëve amerikane do të dëmtojnë shanset që konflikti të përfundojë.

Zyrtarët në Moskë gjatë muajve të fundit kanë përsëritur qëndrimin se ata nuk e përjashtojnë mundësinë e bisedimeve me Ukrainën.

Ata kanë fajësuar Zelenskyn për mbyllen e kanaleve diplomatike. Kjo pasi lideri ukrainas ka deklaruar se nuk do të zhvillojë negociata për aq kohë sa Putin është në pushtet.

“Nuk kemi dëgjuar asnjë fjalë që paralajmëron Zelenskyn kundër vazhdimit të bombardimit të ndërtesave të banuara në qytetet dhe fshatrat e Donbasit dhe po ashtu nuk ka pasur thirrje reale për paqe”, tha Peskov.

“Kjo sugjeron se SHBA-ja po vazhdon linjën e saj de facto duke luftuar një luftë indirekte me Rusinë”, shtoi ai. /REL 

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI