Flash

Konfirmohen 2 emrat e banorëve të parë të “Big Brother Vip 2”

Lapsi.al 22 December 2022
Konfirmohen 2 emrat e banorëve të parë të “Big Brother

Së fundmi, moderatoret e “Goca dhe Gra”, kanë konfirmuar dy emrat e parë që do të marrin pjesë në reality show 'Big Brother Vip2'. Ata janë dy aktorët e njohur, Amos Zaharia dhe Olta Gixhari.

Gjatë një interviste të dhënë më herët, moderatorja Arbana Osmani u shpreh se kasti i personazheve që do të marrin pjesë në “Big Brother Vip 2” do të jetë më i mirë se ata të sezonit të parë.

 

"Big Brother VIP 2″ do të nisë brenda këtij viti. Është përzgjedhur kasti. Kemi kërkuar personazhe dhe karaktere që njerëzit të afeksionohen pas tyre. Edhe në edicionin e parë, publiku e ndiqte sepse u pëlqenin personazhet, jo skandalet. Ndryshe nga viti i kaluar janë personazhe më të njohur dhe kanë karriera më aktive dhe më të gjata. Ka një konkurrencë shumë më të madhe se kush do të hyjë, nga viti që shkoi. Kemi gati një edicion të ri me një kast të shkëlqyer që mbase do t’i lënë në hije ata të edicionit të kaluar", u shpreh moderatorja.

E pyetur se kush ka qenë suksesi i edicionit të kaluar të “Big Brother VIP”, Osmani u përgjigj: Çdo personazh është trajtuar me dinjitet. Janë theksuar pikat e tyre të forta. Të gjithë ata janë shfaqur në një mënyrë që publiku nuk e kishte njohur. Janë trajtuar me shumë kujdes, ka qenë një edicion që shihej me kuriozitet nga të gjithë./Lapsi.al

 

Të këshilluara

Këngëtarja Fifi, nënë për herë të parë

Këngëtarja, Fifi këndoi ditën e djeshme me Flori Mumajesin në skenën e 'Fest 61'. Pas mbarimit të performancës, artisja zbuloi se do të bëhet nënë për herë të p...

13:24

Johnny Depp shpreh keqardhje për Amber Heard

Një burim i afërt me Johnny Depp pohon se ai "dëshironte vetëm të vërtetën" në çështjen e tij gjyqësore kundër Amber Heard. Pas vendimit të Heard për të zgji...

17:17

Emrata dhe Pete Davidson të ndarë?

Pete Davidson dhe Chase Sui Wonders mund ta zhvendosin romancën e tyre në ekran edhe jashtë tij. Dyshja u panë duke shkuar në apartamentin e mrekullueshëm të pr...

13:36

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI